Shefja e diplomacisë së BE takon Kurtin e Vuçiç: Anëtarësimi në union arrihet vetëm duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit! Kryeministri i Kosovës: Serbia të dorëzojë Radoiçiç! Presidenti serb: Më kërkuan të sanksionoj Rusinë

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zhvilloi për herë të parë takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë, me të cilët bisedoi për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sulmin në Banjskë dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Përmes një postimi në rrjetin social “x”, Kallas theksoi se e vetmja rrugë për anëtarësimin të dy vendeve në BE, është përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe dënoi sulmin terrorist në Zubin Potok.

“Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit. E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë",- shkruan Kallas.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar “të vështirë” takimin me Kallas, tha se ajo kërkoi drejtësi për sulmin e Banjskës, si dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me Kaja Kallas dhe diplomacinë europiane. Ata folën për rrugën europiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”,- shprehet Vuçiç.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka kërkuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian që strukturat e reja të Komisionit Evropian të këmbëngulin në zbatimin e Marrëveshjes e Ohrit, që synon normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas Kurtit, në fokus të takimit me Kallas ishte patjetër sulmi terrorist Zubin Potok, ngjarje në të cilën ai tha se janë gjetur shumë elemente ruse.

“Ka armatim të konfiskuar dhe materiale që janë gjetur. Nga 74 emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, prej njësive të ndryshme ruse, të tjerat janë kryesisht serbe. Është edhe një e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na bën të mendojmë se dikush ka dashur që hetimet e ardhshme të shkojnë në drejtim të gabuar, apo siç thuhet në fjalorin e NATO-s ‘false flag operation’”, tha Kurti, duke përsëritur kërkesën drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë.

Për më tepër, Kurti sqaroi se ka përsëritur kërkesën për dorëzimin tek autoritetet e Kosovës të Milan Radoiçiçit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.  Gjithashtu ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja mban në fuqi ndaj Kosovës.

Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 persona”, ka thënë Kurti.

 

I pyetur se a ka dhënë sinjale Kallasi se si e sheh vazhdimin e dialogut, Kurti tha se ajo më shumë ka dëgjuar dhe më vonë do të shihet se si do të veprohet.

“Takimi i sotëm ka qenë më shumë për të na dëgjuar neve. Dhe do t’i dëgjojë edhe të tjerët dhe nuk ka dyshim se vitin e ardhshëm do ta intensifikojë procesin për paqe dhe integrim, duke punuar me ekipin e saj. Por, çfarë forme do të merr kjo, është vështirë të thuhet tash. Qartë, ajo po tregon përkushtimin e saj për rajon dhe kjo është shenjë e mirë edhe për Kosovën, që ka pritje nga zonja Kallas, por edhe për gjithë rajonin”, tha ai.

Shperthimi 

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mbrëmjen e 29 nentorit 2024.  Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Kurti: I kërkova shefes së diplomacisë së BE që Serbia të na dorëzojë Radoiçiçin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që Serbisë të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kurti u takua të martën me Kallasin në Bruksel, si pjesë e takimeve të shefes së diplomacisë së BE-së që ka pasur sot me liderët e Ballkanit.

Pas takimit, kryeministri i Kosovës u shpreh optimist se Kallasi është në kohën dhe vendin e duhur dhe se rajoni do të përfitojë nga vlerat e saj.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 persona”, ka thënë Kurti.

Në takim, Kurti bëri të ditur se u diskutua edhe për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Vuri theksin te emblemat e konfiskuara, përfshirë një të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas bastisjeve që u kryen në veri. Për sulmin në Ibër-Lepenc, deri tash janë dy persona në paraburgim.

“Diskutuam edhe për sulmin e fundit. Kemi pasur punë profesionale nga autoritetet tona dhe duhet të marrim masa shtesë që të mos ndodh e njëjta gjë. Po zhvillohet hetim, ka të arrestuar, ka material të konfiskuar. Nga 74 distinktiva, emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, të njësive të ndryshme ruse. Është edhe një emblemë e UÇK-së që na bën të mendoj se dikush ka dashur që hetimin e ardhshëm të mundshëm ta drejtojë në pistë të gabuar. Sepse nuk ka shpjegim ndryshe”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se Kallasi sot i kishte ftuar më shumë për t’i dëgjuar liderët. Ai beson se vitin e ardhshëm do të intensifikohet procesi për paqe, siguri, integrim e zhvillim nën estonezen.

Kallasi gjithashtu takoi edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilit i kërkoi ta zgjidhë çështjen e Banjskës./ KOHA

Ora 11:49
Vuçiç në Bruksel: Më pret ditë e vështirë! Serbia e gatshme për bashkëpunim për zbardhjen e shpërthimit në Zubin Potok

Foto: Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar, do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Europian.

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian.

Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij në konferencën ”Serbi – Afrikë: Diplomacia”.

Vuçiç do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Callas, si dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Më tej Vuçiç tha se do të marrë pjesë në një darkë në Koshtë, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti dhe të tjerë, ku nënvizoi  se do të ketë edhe bisedime me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , Miroslav Lajçak.

Sa i përket shpërhimit në Zubin Potok  Vuçiç shtoi se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në çështjen e kryerjes së një hetimi me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)

Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)