Shpëtohen 4 persona të izoluar
shtatzëna refuzon helikopterin

Shpëtohen 4 persona të izoluar<br />shtatzëna refuzon helikopterin
Moti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë do të vazhdojë me temperatura nën zero gradë dhe ditën e sotme, tesa kjo parashikohet që të jetë fundjava më e ftohtë e vitit.
 
Reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin gjë që ka vështirësuar jetesën e banorëve në zonat më të prekura nga moti i ftohtë, dhe sidomos qarkullimin rrugor në zonat rurale.
 
Në kryeqytet temperaturat shënojnë -7 gradë celcius, në zonat verilindore temperaturat shkojnë deri në -20 gradë në zonat më të thella, e ndërsa në zonat juglindore termometri shënon -17 gradë.
 
Ndërkohë siç njoftohet nga buletinet meteorologjike nga dita e hënë pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
 
Situata paraqitet problematike ashtu si edhe dita e djeshme, dhe shkak për këtë janë bërë ngricat që kanë mbuluar disa akse kryesore në vend.
 
Pjesa më e madhe e rrugëve në vend kalohen me zinxhirë, ndërsa aktualisht akset kombëtare janë të gjitha të kalueshme.
 
Veriu dhe veri- lindja janë rajonet më të prekura nga stuhia e motit të keq që përfshiu Shqipërinë ditët e fundit.
 
Shumë fshtra janë izoluar nga bllokimi i rrugëve si pasojë e tradhësisë së dëborës në Kukës, Shkodër, Pukë dhe Dibër, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur edhe pa energji elektrike.

Situata e motit në Kukës vijon të përkeqësohet, ndërsa trashësia e dëborës në disa zona arrin deri në 2 metra. Puna nuk është ndërprerë për asnjë çast për zhbllokimin e rrugëve ndërsa vështirësi janë hasur edhe në rastet e urgjencave.
 
Tre të sëmurë janë transportuar me shumë vështirësi drejt spitalit rajonal nga Orgjosti, Shtiqni e Malziu. Në një pjesë të fshatrave ka munguar energjia elektrike, ndërsa banorët janë furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm.
 
Erërat e forta dhe stuhitë e dëborës kanë pushuar duke u dhënë mundësi mjeteve e makinerive borëpastruese të rivendosin qarkullimin,  ndihmuar edhe mbështetja me mjete të specializuara nga Ministria e Brendshme, Emergjencat Civile apo dhe ushtria.

Rruga e Kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë, ndërsa lartësia e borës në akse rrugore varion nga 0.4 deri 1.1 m.
 
Ndërsa në Vlorë është një i pastrehë është dërguar në komisariatin e policisë pas temperaturave shumë të ulëta.
 
Në Elbasan dhe Korçë policia bën thirrje për drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes për shkak të ngricave.
 
Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.
 
Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike.
 
Ndërkohë furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella, sepse për shkak të ngricave, specialistët e OSHEE e kanë të vështirë lëvizjen me mjete. 



(Informacion mbi gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore)

Izolimi nga dëbora, katër persona shpëtohen me helikopter
Katër persona të izoluar nga dëbora janë shpëtuar sot me helikopterë "Cougar" të Forcave të Armatosura. 

Helikopteri i parë fluturoi për në fshatin Iballë të Pukës, ku ndodheshin 3 persona të izoluar në një minierë, të cilët pasi u shpëtuan u morën dhe u transportuan në Pukë.

Helikopteri i dytë "Cougar" u ul fshatin Konaj të Fan-it për të transportuar një grua shtatzënë.

Por, ajo refuzoi të hipë në helikopter dhe për këtë arsye ekipi u kthye pa njeri në bord.

​Ndërkohë gjatë mesditës së kësaj të diele një helikopter i Forcave të Armatosura bëri të mundur shpëtimin e tre minatorëve të bllokuar nga dëbora në Iballë të Pukës.

Ata ndodheshin të izoluar prej ditës së premte. 

[gallery]20462[/gallery]

puke helikopteri
fa ne ndihme te banoreve kukes
fa ne ndihme te banoreve kukes
Ora 17:00 Pogradec-Lin e kalueshme vetëm me zinxhirë
Dëbora e rënë ditën e fundit ka bërë që shumë akse rrugore të bllokohen, ose të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ditën e sotme, policia e Korçës ka njoftuar se aksi rrugor Pogradec-Lin, në Qarkun e Korçës, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, për shkak të akullit dhe ngricës në rrugë.

Policia u bënë thirrje drejtuesve të mjeteve që nëse udhëtojnë në këtë rrugë të përdorin zinxhir.

Ora 16:40 Kukës, shtatzëna sillet në Tiranë me helikopter
Helikopteri i FA shpëtoi një tjetër grua shtatzënë, këtë herë në Arren të Kukësit. Fshati Arren ndodhet prej dy ditësh i bllokuar nga dëbora. Një grua shtatzënë nga ky fshat ka shfaqur probleme shëndetësore dhe në drejtim të Arren është nisur helikopteri i ushtrisë. 

Gruaja shtatzënë u soll menjëherë në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

fa ne ndihme te banoreve kukes

Ora 16:30 Mirditë, gruaja shtatzënë s'pranon të hipë në helikopter
Një grua shtatzënë në fshatin Fan të Mirditës ka refuzuar të hipë në helikopterin e FA-së, pavarësisht se ndodhej e izoluar nga dëbora dhe kishte shfaqur probleme shëndetësore.  

Helikopteri u kërkua rreth orës 15:00 pasi fshati ishte bllokuar, ndërsa menjëherë u nis në drejtim të Fanit një "Cougar" i ushtrisë me mision shpëtimi. 

Ora 15:00 Helikopteri i FA shpëton tre minatorët e bllokuar në Iballë
Një helikopter "Cougar" i Forcave të Armatosura ka shpëtuar tre personat e bllokuar nga bora në Iballë të Pukës. 

A u izoluan në këtë zonë dy ditë më parë, ndërsa kushte te vështira të motit vështirësonin çdo lloj ndërhyrje për shpëtimin e tyre. Të tre personat ishin minatorë dhe punonin në një prej minierave të Iballës.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe pa rrezik për jetën. 

puke helikopteri

Ora 13:00 Shemsi Prenci: Kujdes, shoferët të përdorin zinxhirët!
Një lidhje telefonike për Report Tv, drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci deklaroi se "Ka filluar të përmirësohet angazhimi i disa kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse kanë pasur segmente të vështira.
 
Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, me përjashtim të Vermoshit, që është e pakalueshme nga dëbora dhe akulli.
 
Ka disa rrugë rurale në Kukës dhe Peshkopi, që janë ende të pahapura, por po punohet.
 
Porosia është që shoferët të përdorin zinxhirët, pasi bazamenti është me akull" deklaroi Shemsi Prenci.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë