Shpëtojnë mrekullisht nxënësit, në shkollë shpërthen gazi i kaldajës...Sot, mësimi në Libohovë me xhupat veshur (VIDEO)

LIBOHOVE -  Në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në Libohovë, gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi, por fatmirësisht të gjithë fëmijët janë mirë. Sistemi ngrohës në shkollë, kaldaja me gaz, ka pësuar një defekt, ku për pasojë gazi është përhapur në të gjithë shkollën. Fëmijët kanë dalë jashtë, dhe janë vendosur në palestrën që ndodhet përbri shkollës, dhe vetëm pas dy orëve i janë rikthyer sërish mësimit. Ajo që është e çuditshme në këtë situatë, është fakti se asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë garancie janë rikthyer në mësim fëmijët, kur mund të kishte rrezik për shëndetin e tyre nga përhapja e gazit.

Drejtoresha e shkollës, Vjollca Idrizi thotë për Report Tv, se nuk pati pati rrezik shpërthimi.

"Nuk ishte në situatë shpërthimi, era e gazit që u hap ditën e hënë ishte pasojë e një manovre që bëhet tek depozita e kaldajës që u fut në ambientin e shkollës, por nuk kishte rrezik shpërthimi nxënësit ishin jashtë se nuk kishte filluar mësimi. Qëndruan në palestrën e shkollës jashtë duke luajtur, ndërkohë orën e dytë filloi mësimi normalisht", - tha drejtoresha.

1579088683_shkolla4.jpg

Drejtoresha tha se kaldajat "kanë funksionuar qëkur janë ndezur. Të hënën që filloi shkolla, pati defekt u raportua në bashki, u morën masat dhe ditën e djeshme janë rregulluar dhe janë në funksionim normal".

Por një tjetër situatë japin fëmijët. Edhe sot, ditën e mërkurë, ata nuk kanë se me çfarë të ngrohen. Ata i zhvillojnë orët mësimore të veshur me xhup.

"Kishte erë gazi dhe ne dolëm përjashta, u trembëm pak. Nuk ngrohemi tani, ngroheshim me kaldaja po ato u prishën. Është pak e vështirë të bësh mësim"

"Ditën e djeshme kur erdhën në shkollë mbante pak era gaz, dolëm jashtë dhe më vonë u futëm prapë në shkollë për të bërë mësim. Tani nuk ngrohemi me asgjë momentalisht. Kaldajat kanë funksionuar këtë vit".

"Mbante shumë erë gaz dhe dolëm jashtë deri nga ora 10:00. U trembëm pak. Tani në shkollë nuk ngrohemi me asgjë. Është ftohtë, nuk i kemi hequr xhupat".

Ngrohja me kaldajë ishte pjesë e investimit të Bashkisë së Libohovës për rikonstruksionin e shkollës në vlerën 600 miilionë lekë. Ndërkohë të interesuar për të marrë edhe një reagim të kryetares së bashkisë, Luiza Mandi, Report Tv nuk e gjeti atë në zyrë.

1579088644_shkolla.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja