Kolegji Penal i kryesuar prej gjyqtares, Arjana Fullani ka vendosur këtë të hënë të pezullojë procesin e gjykimit ku po shqyrtohej padia për shpifje e ministrit, Saimir Tahiri ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Pd-së, Edi Paloka. Në këtë seancë ku palët ishin në pritje të vendimit përfundimtar pas mbylljes së gjykimit, Kolegji Penal bëri publik vendimin e ndërmjetëm për pezullim të procesit.
“Për faktin se nga Gjykata Kushtetuese po shqyrton një vendim i Gjykatës së Lartë për një padi të ngjashme në rastin Rama-Paloka, kemi vendosur të pezullojm procesin”, u shprej gjyqtarja Arjana Fullani kryesuese e kolegjit.
Pak kohë më parë Gjykata e Lartë dënoi Edi Palokën pas padisë së kryeministrit, Edi Rama, por ky vendim tashmë ka përfunduar në Kushtetuese dhe pritet interpretimi i kësaj gjykate.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com