TIRANE  - Një ditë pasi u mësua propozimi i qeverisë për të dënuar me burg deri në tre vjet shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror dhe revoltës që ngriti në rrethin e gazetarëve, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky nen nuk prek në asnjë pikë median. Kreu i qeverisë thotë se shpifja do të shihet si vepër penale për politikanët.
 
"Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!", - shkruan shefi i mazhorancës në rrjetin social.
 
Rama kërkon ndjesë që ndryshimi i nenit të kërkuar nga Këshilli i Ministrave i hapi rrugë një keqkuptimi të madh me gazetarët, të cilët menjëherë reaguan përmes rrjeteve sociale duke e cilësuar këtë propozim si shtypje e lirisë së fjalës.

Rama thotë se dënimi me burg deri në tre vjet i shpifjes vë në "shënjestër" politikanët që bëjnë shpifje publike ndaj funksionarëve të shtetit, dhe jo median dhe shkrimet e botuara nga gazetarët.
 
"Edhe neni përkates duhet të reflektoje këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!", shkruan kryeministri.
 
Rama jep edhe një argument se përse është kërkuar ashpershimi i këtij neni të Kodit Penal.
 
"Është koha që kjo shoqëri të përballet hapur me kulturën e shpifjet. Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur", thotë shefi i qeverisë.


Statuset e kryeministrit
 

Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!

Posted by Edi Rama on 2015-11-12
 
 

Eshte koha qe kjo shoqeri te perballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!

Posted by Edi Rama on 2015-11-12
 
 

Edhe neni perkates duhet te reflektoje kete qellim qe e kam shprehur publikisht me kohe. Ndjese qe ka hapur shteg per nje keqkuptim te madh!

Posted by Edi Rama on 2015-11-12


neni shpifja kodi penal

Neni qe qeveria ka propozuar te ndryshohet ne Kodin Penal 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)