Ronela Hajati ka qenë së fundmi në një festival në Spanjë ku duket se është pritur shumë mirë nga publiku.

Në skenë u ngjit me një version të ri të këngës “Sekret”. Teksa ka publikuar një video nga performanca e saj në Madrid, Ronela ka sjellë në vëmendje kritikat që mori gjatë ‘Eurovision”.

Ajo shkruan se askush nuk u mor me veshjen e saj dhe nuk nxori justifikime për të gjetur diçka keq.

“Ne fakt dje nuk u mor njeri as si isha veshur as nuk shpiken 100 justifikime per te gjetur patjeter dicka keq… Po ne fakt jemi ne Spanje dhe si kudo ne Europe cdo perfaqesues i shtetit pavarsisht cdo lloj rezultati kane pasur suportin pozitiv te mediave gjjthmone! Nejse , versioni i ri i “SEKRET” i beri dhe njehere tjeter njerzit te kendojne shqip!”-shkruan ajo.

Shumë gjëra i solli “Eurovisioni” Ronela Hajatit, përveç finales ku nuk arriti të kualifikohej.