Shpikje në kohë pandemie, këpucëtari rumun krijon këpucët anti-Covid (FOTO)

Shpikje në kohë pandemie, këpucëtari rumun krijon këpucët anti-Covid (FOTO)

Distancimi social ka qenë një ndër rregullat kryesore që është kërkuar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të parandaluar përhapjen e virusit të ri Covid-19.

Shumë njerëz janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të zbatuar këtë rregullur duke krijuar kapele të çuditshme apo veshje të ndryshme për të mbajtur larg personat e tjerë në distancën e kërkuar nga autoritetet.

Një këpucar rumun ka sjellë risinë e fundit në listën e objekteve të krijuara për ruajtjen e distancimit social.

Duke parë se shumë njerëz me dashje ose jo nuk e zbatojnë këtë rregull ai ka prodhuar një lloj të ri këpucësh me zgjatime përpara përtej normales për parandaluar afrimin mes njerëzve duke parandaluar kështu sipas tij përhapjen e koronavirusit.

Këpucari quhet Grigore Lup dhe është nga qyteti i Cluj dhe duhet thënë që krijimi i tij ka një sens logjik, por aspak estetik pasi këpucët fillojnë nga numri 75 dhe janë me të vërtetë të vështira për të ecur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen