'Shpresojmë që Partizani të mos ndalet më', Marku nuk i trembet Skënderbeut! Shehi: Tirana i druhet faktit që Egnatia ndryshoi trajner

Partizani-Skënderbeu është një nga tre ndeshjet e javës së 11 të Superligës që do të luhet të shtunën. Tëe kuqtë vijnë pas një momenti pozitiv dhe po mundohen të lënë plotësisht pas krahëve krizën, por për këtë iu duhen tre pikët kundër korçarëve.

“Ashtu siç ka pikat e forta ka edhe pikat e dobta Skënderbeu. Do ta godasim aty ku ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj jave, por kjo do një durim të madh dhe ekuilibër që të mos na kapin në kundërsulm,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

“Ekipi është stërvitur mirë. Kemi patur shumë harmoni dhe duam të vazhdojmë me këtë ritëm rezultatesh. Shpresojmë që fati të jetë kthyer me ne tani dhe të mos ndalemi më përsa i përket fitoreve,”-tha Herald Marku, futbollist i Partizanit.

Tirana kryesuese pas humbjes me Kukësin udhëton në Rrogozhinë për t’u përballur me Egnatian, që javën e kaluar shkarkoi trajnerin Magani.

“Do përballemi me një ekip që futbollistë cilësor brenda. Një skuadër që ka vënë në vështirësi të gjithë skuadrat e Superligës. Ka shumë pak humbje. Ndërrimi i trajnerit na ngatërron paksa sepse nuk e dimë se si do vendosen, por e dimë dhe jemi të ndërgjegjshëm që na pret një sfidë e vështirë,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sfida tjetër e së shtunës është mes Kastriotit dhe Kukësit, një ndeshje që do zhvillohet në Kamzë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena