Ambasada e Shqipërisë në Romë, organizoi, takimin e parë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali. Në takim morën pjesë edhe të ftuar nga politika, bota akademike, institucionet, miq dhe dashamirës të Shqipërisë, si dhe intelektualë shqiptarë të cilët jetojnë në Itali.
Grupi i miqësisë parlamentare shqiptar u përfaqësua nga Deputetët Artan Gaçi, Zëvendëskryetar i Grupit të miqësisë parlamentare dhe Bujar Derveni. Në fjalën e tij të hapjes, Kryetari i Grupit të miqësisë parlamentare italiane, Senatori Margiotta theksoi se Italia i ka qëndruar dhe e ka ndier vehten gjithnjë shumë afër Shqipërisë, mbi të gjitha duke marrë në kconsideratë që dy vendet tona kanë interesa të përbashkëta në shumë fusha.
Ai tha se si objektiva kryesore janë: rritja e investimeve italiane në Shqipëri, kryesisht në infrastrukturë, vijimi i bashkëpunimit për TAP, bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të përbashkët, bashkëpunimin universitar, si dhe bashkëpunimi në fushën e mjekësisë. Gaçi, tha se jo pa qëllim dita e krijimit të këtij grupi në datën 1 korrik 2014, ishte edhe dita kur Italia mori presidencën e BE-së.
Gaçi tha se rritja e raporteve dypalëshe në të dy brigjet e Adriatikut, nxitet edhe nga shkëmbimet që sa vijnë e rriten ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, shkëmbime këto
jo vetëm në kapitale, por në lidhjet kulturore ndërmjet dy vendeve. Fakti që vetëm për këtë vit në Shqipëri janë rezidentë mbi 19 000 shtetas italianë dhe studiojnë rreth 350 studentë italianë, tregon stadin tashmë të avancuar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com