Shqipëri-Kosovë memorandum bashkëpunimi për "policët motoçiklistë"

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni me stafin e tij të lartë, ka pritur në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Drejtues Madhor Haki Çako, i cili ishte i shoqëruar po ashtu nga drejtues të lartë të Policisë së Shqipërisë.
 
Ky takim kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy institucioneve policore të të dy vendeve, si dhe nënshkrimin e memorandum bashkëpunimit për “Realizimin e Kursit të Trajnimit për Motoçiklistë të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar”.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni në fjalën e tij tha se Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat policore, duke ju referuar edhe bashkëpunimit në fushën e komunikacionit rrugor dhe bashkëpunimit kufitar të dy vendeve në menaxhimin e integruar të kufirit.
 
Tani edhe kjo marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar në fushën e trajnimit për motoçiklistë patrullues të trafikut, do të ndikojë edhe më tej në avancimin e bashkëpunimit dhe trajnimeve të ndërsjella.
 
Ndërkaq, drejtori i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako në fjalën e tij tha se kemi trajtuar çështjet e bashkëpunimit në disa fusha dhe për këtë sigurojë se do të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e sigurisë në të gjitha format, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë edhe në realizimin e trajnimeve me interesa të përbashkëta.
 
Gjatë takimit i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e Policisë u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy policive, si dhe avancimin e përbashkët në fushën e luftimit të krimit, krimit të organizuar, atij trans-kufitar dhe realizimin e trajnimeve të përbashkëta policore në fusha të ndryshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk