FSHF ka qetësuar të gjithë tifozët kuqezinj që kanë blerë bileta të personalizuara (me të dhënat personale) për ndeshjen me Portugalinë se nuk do të kenë asnjë problem nëse janë pajisur sipas rregullave.
“Federata Shqiptare e Futbollit, sqaron të gjithë sportdashësit që kanë blere bileta on-line, për ndeshjen Shqipëri -Portugali që do të luhet të hënën më 7 shtator, ora 20.45 në Stadiumin “Elbasan Arena”, se ato janë të garantuara 100%.
Ky njoftim, bëhet për shkak të një shqetësimi në rritje të sportdashësve të përcjellë në rrjete sociale, nëpërmjet e-maileve dhe shumë telefonatave, që kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve në institucionin e futbollit.
Edhe njëherë tjetër Federata Shqiptare e Futbollit, garanton blerësit on-line të biletave, se të gjithë ata persona, që janë pajisur me biletë kundrejt kushteve te blerjes online te pasqyruara në faqe në momentin e blerjes dhe kanë marrë biletën elektronike në adresën personale të emalilit, nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Ata mund të paraqiten në stadium ditën e ndeshjes me biletën elektronike të printuar dhe duhet që patjetër të jenë të pajisur edhe me një dokument identifikimi i cili mund të jetë Kartë Identiteti ose Pasaportë Biometrike” thuhet në njoftimin e FSHF.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com