Më 11 dhjetor ccdo politikan i Tiranës, përfshirë kryeministrin, ishte në dijeni të vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për refuzimin e kërkesës së Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të statutit kandidat. Vendimi u paralajmërua në tetor kur palët kryesore politike, PD dhe PS, refuzuan bashkëpunimin politik dhe realizimin e disa kritereve paraprake “të vullnetit të mirë”. Prej asaj dite dhe deri në dhjetor palët ecën në drejtim paralel, pa bërë asnjë hap afrimi në qëndrimet e tyre. PS shpalli kushtin e cështjes së Fierit, PD refuzoi plotësimin e këtij kushti. Gjithcka tjetër ishte retorikë dhe propagandë në përgatitje të opinionit public për vendimin e pritshëm negativ.
Më në fund, Shqipëria humbi një shans tjetër afrimi me BE, i dyti brenda tre muajve të fundit dhe i pesti në tre vitet e fundit. Më 11 dhjetor PD e kishte gati fjalimin: përgjegjëse është opozita. Do të rrëzojmë murin e izolimit, siç rrëzuam atë të korrupsionit,- tha ajo. PS gjithashtu e kishte gati fjalimin: përgjegjëse është qeveria. Do Do të rrëzojmë murin e izolimit, sicc rrëzuam atë të korrupsionit,-tha ajo. PS gjithashtu e kishte gati fjalimin: përgjegjëse është qeveria. Do ta rrëzojmë atë që të rrëzojmë pengesën e integrimit,-tha ajo. Dy palët shpallën bindjen se me 23 qershor shqiptarët do të ndërshkojnë palën tjetër dhe se pas asaj dite Shqipëria nis bisedimet për statutin kandidat në BE. Si përherë në tranzicion, si në cdo krizë apo dështim tjetër politik, dhe me mbyllje si në një përrallë fëmijësh, PD dhe PS humbën përsëri shansin tonë të integrimit, iu rikthyen politikave paralele dhe interest electoral dhe kështu, dëshmuan se dallimet midis tyre janë minimale kur bëhet fjalë për vizionin e tyre për interest qytetare, shoqërisë dhe ato shtetërore.
Kur flitet për përgjegjësi natyrisht PD dhe qeveria ka peshën kryesore. Ato janë votuar të qeverisin, dhe jo të të përdorin gjithmonë alibinë e votës së opozitës për dështimet e tyre. Një forcë e përgjegjeshme thotë: nuk i kam votat, - kërkon bashkëpunim ose u drejtohet qytetarëve për një mandat të plotë drejtimi. PD nuk e bën as njërën dhe as tjetrën. Sepse nuk do bashkëpunim dhe sepse e di se vota qytetare është dukshëm kundër. Ato nuk kanë një platformë të qartë reformash, nuk kanë vullnet politik, nuk kanë liri veprimi midis tyre, nuk kanë vision dhe kështu, nuk kanë qëllim as interes të sillen ndryshe. Janë në pushtet dhe duan të qëndrojnë në pushtet. Me cdo kusht. Edhe pa qeverisur, edhe pa mbajtur përgjegjësi, edhe duke ofruar si zgjidhje sundimin pa bezdinë e opozitës.
Nëse PD e donte integrimin mund ta ofronte falas Fierin, rregulloren e parlamentit dhe gjithcka tjetër teknike, por ajo nuk e bëri këtë, përkundrazi. Sepse për të mandati i Fierit është një mandat plus në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rregullorja e parlamentit është një avantazh në keqpërdorimin e kuvendit si institucion denigrimi dhe mitingu politik. PD dështoi në luftën antikorruopsion, asnjë zyrtar nuk ndodhet në gjykim, ministra e politikanë të rangjeve të larta u amnistuan ose u cilësuan "për procedurë" të pafajshëm, raportet ndërkomnbëtare e krahasuan qeverisjen e sotme njësoj të korruptuar si ajo e Nanos më 2004-2005, kur PD organizonte mitingje massive në sheshin "Skënderbej" kundër "padronos" dhe për të rrëzuar murin e korrupsionit. Sot padrino I ri është kryeministër, padrino e vjetër është aleat i tij politik, kryeministri i mafias është aleati I tij në qeveri dhe muri I korrupsionit është bërë dy herë më I lartë. Duke mos pasur situatë të mirë ekonomike, duke mos pasur një bilanc suksesi qeverisës, as rezultate në antikorrupsion dhe as imazh pozitiv popullor, as aleatë të besueshëm dhe as vision për zgjidhjen e problematikave të vendit, as energji positive dhe as fuqi të reformohet dhe të ndryshë, PD dhe kryeministri e dinë se nuk kanë kartë tjetër elektorale përvec ikjes nga këto analiza dhe fokusimin tek oratoria ideologjike e populiste e armikut në prag, e bllokimit të ëndrrës evropiane, e opozitës së bllokut dhe e pucistëve që duan kokën e doktorit.
Tipike shqiptare, ballkanike, komuniste dhe mesjetare, por tipike edhe për formimin dhe vizionin personal të kryeministrit, një simbol i mentalitetit populist e komunist në politikë.
E njëjta logjikë vlen edhe për opozitën. Ajo heshti për Gerdecin për interes të ftesës në NATO, por kur pa se qeveria përdori flamurin e NATO-s për të vjedhur vota në zonat rurale dhe për të vrarë katër qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit, vendosi të refuzojë lëshimet për në BE. Fieri ka rëndësi por nuk është dhe nuk mund të jetë factor dhe as kusht dominant. Shumë më dominant do të ishte psh, kërkesa që politikaët e akuzuar për korrupsion të dilnin përpara drejtësisë, që të mos kishte konsensus dypalësh në amnistimin e autorëve të tragjedisë së Gërdecit, që të kemi rotacione cilësore në institucionet kushtetuese, që sistemi i drejtësisë të mos shndërrohet në seksion partie të Laprakës, që Shqipëria të kishte një president konsensual, etj, gjë që nuk ndodhi. Ajo e kaloi me një drekë vere
skandalin financiar të ministrave dhe drejtuesve të mazhorancës, mori pjesë në procesin e betimit presidencial, miratoi në heshtje Kodin Zgjedhor ndërshkues për partitë e reja (të djathta) dhe favorizues për pushtetin, dhe një ditë të bukur vjeshte u kujtua se në Fier qënka blerë e trafikuar vota e disa këshilltarëve.
Sicc ndodh gjithmonë, asnjë person përgjegjës politik nuk tha të vertetën e plotë, nuk pranoi përgjegjësi, nuk pati akte dorëheqjeje dhe as pendimi, thjesht retorikë denigruese ndaj tjetrit dhe gjetje e alibive të radhës, për dështimin e radhës. Një dhuratë e pamerituar e politikës së vjetër për qytetarët shqiptarë në 100 vjetorin e shtetit dhe në prag të festive të fundvitit. Një humbje tjetër shansi për Shqipërinë, një imazh tjetër negativ për forcën reaguese të shoqërisë shqiptare dhe një investim tjetër minues ndaj themeleve të shtetit dhe interesave të vendit. Në vend të interesave afatgjata kombëtare dhe të integrimit PD dhe PS zgjodhën interest afatshkurtra elektorale. Ata refuzuan BE për një mandat militant në shumë në Fier apo Kukës, duke e zhvendosur debatin politik nga cështjet e mëdha qytetare tek përplasjet pa sens, denigruese, personale dhe thellësisht populiste. Për ata nuk ka rëndësi cfarë duan shqiptarët, cili është interesi madhor, cfarë e bashkon Shqipërinë me Evropën, sa ka e vijon të ketë rëndësi karriera personale e Berishës dhe Ramës, një mandat më shumë në qershor 2013, një aleat pazari si LSI që vetshpallet në ankand që tani, pa ofruar asgjë tjetër përvec votave të trafikuara të pushtetit.
Ky model i vjetër dështimesh, alibish, manipulativ dhe izolues, kjo politikë dhe këto sjellje parademokratike, pa zivion dhe përgjegjësi, edhe njëherë bënë që Shqipëria të refuzohet, me të drejtë, nga BE. Ata kërcënojnë njëri tjetrin me votën e 23 qershorit.
Qytetarët janë në heshtje, të dënuarit e mëdhenj, pa zë dhe pa forcë përfaqësimi, jashtë BE dhe të sunduar e trajtuar si kavie mitingjesh nga individë e parti që nuk kanë pasur dhe as kanë asgjë humane dhe evropiane në identitetin dhe sjelljen e tyre politike. Koha është që ata të mendojnë, të reflektojnë, të flasin, të votojnë dhe të dëgjohen. Jo nëpër mitingje, por në institucione, dhe mbi të gjitha përmes votës së fshehtë. Pushteti i votës është pushteti më i madh, dhe kur ajo grabitet nuk përbën më lajm grabitja edhe e pronës, vendeve të punës, pasurisë publike, të drejtave qytetare dhe aspiratave integruese. Ndaj duhet kthyer pushteti i votës që të kthehen të gjitha; prona, qeverisja e mirë, administrate publike, pasuritë publike, të drejtat qytetare dhe të jetësohet edhe integrimi real në BE. Ndaj 23 qershor duhet të ndërshkojë, jo një palë më shumë përgjegjëse, por cdo palë përgjegjëse, cdo politikan përgjegjës dhe cdo sigël abuzuese partiake që ka fyer dhe tashme tenton të privatizojë ardhmerinë e vendit dhe qytetarëve të braktisur evropian të Shqipërisë.
23 qershori është larg dhe afër, dhe në cdo rast është e duhet të jetë një ditë me pritshmëri të mëdha: - për dhënien fund të modeleve të keqqeverisjes përmes votave të vjedhura; për dhënien fund të praktikave të politikës konfliktuale, bllokuese, denigruese dhe penalizuese për vendin; për ndërshkimin me votë të sundimtarëve mesjetarë që për interesa të tyre e lanë Shqipërinë jashtë dyerve të BE-së; për kthimin e institucionit të votës, të rotacionit të elitave dhe të elitave në vendimmarrje, për një model të ri qeverisjeve në funksion të qytetarit dhe shtetit. Një pretendim utopik? Jo aspak. Me votë janë rrëzuar regjimet komuniste e diktatoriale, ndaj me votë mund të rrëzohen edhe regjimet autoritariste dhe të korruptuara. Thjesht, kjo kërkon qytetarë të lirë, me respekt për veten dhe me kurajë civile, si dhe oferta alternative qytetare, që traditën e zgjedhjes së të keqes më të vogël e zëvendësojnë me atë të zgjedhjes së të mirës më të madhe. 2013 e ofron mundësinë të jetë dita e fundit e tranzicionit dhe e para ditë reale drejt BE-së, dhe me siguri, pas asaj date, dy prej tyre ose të tre së bashku (Berisha, Rama, Meta) do të duhet të kthehen nga pushtetarë sundues në qytetarë normalë, jashtë politikës active ose pa pushtetin e diktimit të vendimmarrjes në emër të qytetarëve, që asnjëherë nuk i përfillën.
Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print)16 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com