Shqipëria e Ballisti alarmojnë 
serbët:  "Dron i ri në Elbasan"

Shqipëria e Ballisti alarmojnë <br />serbët:  "Dron i ri në Elbasan"
Ndeshja e Shqipërisë përballë Portugalisë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, pavarësisht humbjes së pësuar në minutat e fundit. Mbrojtja e kuqezinjve deri në minutat shtesë dhe përballimi me dinjitet i lojtarit më të mirë në botë ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga kombëtarja e vogël shqiptare që po rritet me ritme të shpejta. Italianët kanë vlerësuar strategjinë e teknikut De Biasi, por edhe në Spanjë dhe Portugali nuk janë kursyer fjalët e mira.

“Në mbrojtje Shqipëria ishte solide ku secili prej lojtarëve ishte gati të korrigjonte çdo gabim të shokut të tij. Shqipëria e De Biasit ka pësuar vetëm 3 gola në 6 ndeshje kualifikuese dhe ndaj Portugalisë ajo tregoi vlerat e saj. Kjo sepse Kristiano Ronaldo, Nani, apo Dani nuk mundën të bënin lojën e tyre më të mirë. E gozhduar në prapavijë, skuadra e De Biasit nuk kishte shumë interes për lojën sulmuese, por në momentin kur shtoi ritmin e lojës, arriti të godasë shtyllën me Cikalleshin” shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.

Prania e Ballist Morinëska irrituar pa masë serbët, që me portalin “Alo.rs” shkon më tej duke shkruar se në ndeshjen e 8 Tetorit autori i ngritjes së dronit në Beograd mund të jetë përkrah presidentit të Federadës Serbe në tribunë, pasi Shqipëria në shenjë provokimi mund t’i rezervojë një vend nderi.

Ndërsa përsa i përket rezultatit të ndeshjes, mediat serbe e kanë mirëpritur humbjen e Kombëtares shqiptare nga Portugalia.“Portugalia nënshtron Shqipërinë, Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90”, shkruan portali serb Telegraf.rs.

Ndërsa “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin”. “Shqipëria tani duhet të mposht Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-të” shkruante “Kurir”. Portali tjetër “Blic.rs” e hap me “Portugalia pikëllon Shqipërinë”.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim