Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi priti sot në takim ministrin për Çështje Vendore të Shqipërisë, Bledi Çuçi, i cili shoqërohej nga deputeti i parlamentit shqiptar, Bashkim Fino.
Gjatë këtij takimi u diskutua për pikat e përbashkëta të përkushtimit të dy shteteve Kosovë - Shqipëri, për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit. Gjithashtu u diskutua dhe për bashkëpunimin në fusha të caktuara si në legjislacion, ashtu edhe në shkëmbimin e të dhënave mes noterëve, bartjen e evidencave dhe arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta në kuadër të iniciativave rajonale dhe globale.
"Si dy shtete jemi duke u angazhuar dhe përkushtuar për rend dhe ligj, për integrim evropian si dhe integrim të përbashkët rajonal. Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri, i ndihmon gjithë rajonit, por në veçanti, i ndihmon popullit tonë pranë integrimeve rajonale dhe si rezultat, rajoni duhet ta ketë shembull këtë bashkëpunim", ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi gjithashtu theksoi që është e nevojshme edhe inkurajimi i punës së përbashkët mes prokurorëve të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me investigimin dhe adresimin e krimeve kibernetike dhe atyre financiare.
Në anën tjetër, Ministri Çuçi vlerësoi angazhimet e përbashkëta, në veçanti në luftën kundër korrupsionit si dhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes pushteteve vendore të këtyre dy vendeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com