TIRANA - Objektivi kryesor i Shqipërisë është integrimi i plotë në strukturat Euro-Atlantike dhe në këtë kuadër Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi dhe BE-së.

Nën kujdesin e veçantë të Kuvendit  të  Shqipërisë u mbajt sot takimi i  42-të i  Komisionit për Çështjet Ekonomike, Tregtare, Teknologjike dhe Mjedisore të  Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC),  në të cilin morën  pjesë delegacione nga Turqia, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhan, Shqipëria, Greqia, Rusia, Bullgaria, dhe  Armenia.

Me këtë rast konferencën e përshëndeti z. Musa Guliyev, Kryetar i Komisionit (PABSEC), i cili tha se  ndërtimi është një degë shumë e ndjeshme e ekonomisë  dhe tendencat e kësaj infrastrukture janë gjithmonë në rritje.

Kryetar i  delegacionit shqiptar në PABSEC z. Namik Dokle nënvizoi se bashkëpunimi rajonal në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi përbën një mundësi të shkëlqyer për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe  dhe shumëpalëshe.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë është integrimi i plotë në strukturat Euro-Atlantike dhe në këtë kuadër Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet e saj për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi dhe BE-së,” tha Dokle.
 
Redaksia online
el.sk/shqiptarja.com