Agron Duka, deputeti i Partisë Republikane, dhe njëkohësisht vëllai i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka përcjellë me një emocion tejet të veçantë kualifikimin e Kombëtares Shqiptare për në Evropianin 2016. Ai na njeh me burimin e pasionit të familjes Duka për futbollin, dhe për amanetin e të atit.
“E dëshironte shumë dhe donte të ishte pjesë e kësaj fitoreje të madhe të Shqipërisë drejt Evropianit. Deri sa vdiq për babain tonë marrja pjesë në Evropian ishte një ëndërr, sot ëndrra e tij u bë realitet. Faleminderit që i besove ëndrrës si një ish futbollist dhe kërkove të lartësohej futbolli ynë kombëtar. Tani je i qetë! Sot fitoi dhe ëndrra jote Enver Duka”-shkruan deputeti i PR-së, Agron Duka.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com