“Rreth botës për 80 ditë” apo “Dy vjet pushime”? Cilindo nga librat e Zhyl Vernit që mund t’ju vijnë në mendje, të jeni të sigurtë se këto dy vitet e pushimeve nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me historitë shkruara prej tij. Madje është një nga ato gjërat që agjencia angleze VeryfirstTo e ka përfshirë në kategorinë “Never done before”.
Është një propozim “i pacipë” që ofron një itinerar ekskluziv të bazuar në listën e pasurive botërore të natyrës dhe kulturës, përpiluar nga Unesco. Janë 962 site të Pasurisë së Njerëzimit, në 157 vende të botës që ofrohen për ata që vërtet mund të kenë një hapësirë bosh prej të paktën 700 ditësh dhe për më tepër të kenë një shumë po aq të pacipë parash sa edhe vetë propozimi.
Vende, trajtime luksoze dhe tarifa të përbindshme: 990 mijë stërlina, konvertuar në euro më shumë se 1 milion e 150 mijë kartmonedha. ...një ëndërr e vërtetë për vetëm dy persona, Një tur i konsideruar alla Unesco përderisa agjencia ka marrë për bazë të itinerarit të këtij udhëtimi të cuditshëm, listën e pasurive natyrore dhe kulturore të përpiluar nga kjo organizatë ndërkombëtare.
“Propozimi në kohë krizash ndoshta mund të irritonte shumë njerëz, por në të njëjtën kohë do të bëjë shumë të tjerë që të ëndërrojnë”- shkruajnë mediat e huaja teksa komentojnë ofertën e agjencisë angleze. Dhe bëhet fjalë për ekskluzivitet të plotë pasi jo vetëm që do të jetë një cift ai që do të kryejë udhëtimin por do të jenë ata personat e parë, e ndoshta të vetmit që do të kryejnë këtë udhëtim.
Në fakt propozimi i agjencisë tingëllon i cuditshëm sidomos për shkak të shumës së parave dhe kohëzgjatjes së udhëtimit. E kush do të kishte kaq kohë të lirë dhe kaq shumë para? Natyrisht që milionerë, manjatë, sheikë, vipa apo trashëgimtarë të pasur mund të marrin në konsideratë këtë udhëtim të jetës të quajtur The Ultimate Journey (Udhëtimi I fundit).
Destinacionet përrallore përfshijnë vende shumë të njohura dhe tashmë të shndërruara në kult si gjiri magjik i Halong në Vietnam, Kanioni I madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i fuqishmi dhe romantiku Taj Mahal në Indi, Petran, simboli i Jordanisë, tempujt Angkor në Kamboxhia, kaskadat Iguazu mes Argjentinës dhe Brazilit, Piramidat egjiptiane, Qytetin e ndaluar në Pekin dhe Machu Picchu në Perù.
Sigurisht që në itinerarin e udhëtimit të jetës ka dhe shumë vende të tjera e për fat të mirë dy personat që do të kryejnë udhëtimin do tlë ndalojnë edhe në Shqipëri, përderisa Butrinti, Berati dhe Gjirokastra janë në listën e trashëgimisë botërore të Unesco-s. Teorikisht janë 157 vende që do të vizitohen në 730 ditë.
Natyrisht që turi është i personalizueshëm sipas kërkesave të klientëve. I vetmi kufizim është siguria, pasi asnjë destinacion i rrezikshëm për jetën e dy udhëtarëve nuk do të përfshihet në itinerar. Aventura superluksoze përfshin transport nga një vend në tjetrin me biznes klas i cili konsiderohet si minimum i standartit. Cifti i udhëtarëve do të pushojë në hotele luksoze ndër të cilët përmenden: Sandy Lane (Barbados); Hotel George V (Paris); The Plaza (Neë York); The Taj Mahal Palace (Mumbai); Cipriani Hotel (Venecia); and The Ritz-Carlton Hotel (Moskë)
Por udhëtimi i fundit nuk është i vetmi që agjencia Veryfirstto ofron për klientët e saj. Nën konceptin ekskluziv agjencia ofron edhe të tjera përvoja të pazakonta dhe të shtrenjta. Vlen të përmenet se zgjimi mes një fushe me një milionë petale trëndafilash të kuq vlen 70 mijë stërlina dhe ky është më pak I kushtueshmi.
Një udhëtim në hapësirë kushton 105 mijë stërlina ndërsa një propozim martese nëpërmjet një spoti 30 sekondësh në televizionin kombëtar kushton ca më shumë, pra 135 mijë stërlina. Ka dhe një propozim tjetër për dashurinë dhe këtu bëhet fjalë për një film dy minutësh të shkruar nga vetë klienti me ndihmën e një skenaristi dhe një regjisori. Ky film propozohet si një mënyrë për të deklaruar dashurinë.
Por duke iu rikthyer përvojës së propozuar për dy vjet pushime në cdo sit të shpallur pasuri botërore, ia vlen të përmendet se 5 mijë stërlina nga shuma që do të paguajnë udhëtarët do të shkojë për Unesco-n.
Megjithatë ka një pikë të hapur në këtë udhëtim të jetës, duke ditur se për cdo vit Unesco, shton të paktën 20 site të reja në listën e pasurive botërore. Kur cifti fatlum të ketë mbaruar udhëtimin lista do të ketë paktën 40 vende të reja.
Ndoshta kjo do të shtyjë ideuesit dhe drejtuesit e agjencisë që të mbajnë sërish në kategorinë e përvojave të pakryera më parë, udhëtimin dy vjecar. Gjithsesi një gjë është e sigurtë; për të parë të gjitha pasuritë e njohura të botës, do të duhej një jetë e tërë dhe pa dyshim shumë para.
ARGËTIMET “FALAS” MË TË MIRA NË BOTË
“Falas” është një fjalë magjike për të gjithë, sidomos për ata që udhëtojnë me një buxhet të kufizuar dhe për më tepër në kohë krize ekonomike. Edhe pse mundet të duket më tepër një fjalë jo dhe aq e vërtetë, kudo nëpër botë ka disa vende ku mund të bëhen gjëra fantastike pa shpenzuar asnjë qindarkë.
Edhe në qytete si Londra apo Nju Jorku mund të kursesh e të argëtoheshm ndërkohë që në vende të tjera si Kazinonë e Madhe në Montekarlo duhet të paguash vetëm për hyrë brenda saj apo në Las Ramblas të Barcelonës duhet të paguash vetëm për tu ulur disa minuta. Ja një listë që ekspertë të udhëtimit kanë përgatitur më argëtime falas.
The Kensington High Street Roof Gardens në Londër - Janë një vend joshës mes tre kopshteve të ndryshme. I vetmi difekt është se nga popullariteti që ka shpesh prenotohet për ngjarje speciale duke u mbyllur për publikun e lirë.
Arti i rrugës në Buenos Aires - qyteti është i mbushur me lagje e rrugë të famshmë për artin outdoor, si La Boca, Caminito e Calle Lanín. Në sajtin e zyrtar të turizmit të Buenos Aires gjendet një hartë e tureve dhe itinerareve.
Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan - Ndër vendet më të mëdha të shenjta të kristianizmit, që mund të marrë deri në 60 mijë vetë, sigurisht pa pagesë, dhe që ka brenda saj kryeveprat e Mikhelanxhelos, Rafaelos dhe Bramantes.
Smithsonian në Washington - Muzeu dhe qendra më e madhe e kërkimit në botë. Përfshin muzetë e Hapësirës, Historisë amerikane, Historisë së natyrës dhe Parkun kombëtar Zoologjik. Po në këtë qytet mund të vizitoni parlamentin ku të sodisni statujat e politikanëve më të njohur.
Katedralja Notre Dame në Paris - Një nga ikonat më të admiruara të udhëtarëve, që është ndërtuar për dy shekuj. Brenda saj mund të vizitosh pa paguar histori dhe art njëherësh. Ndërsa në Luvër mund të shijoni gjithcka nëse shkoni të premteve pas orës 18.00, të dielën e parë të muajit ose nëse jeni nën 26 vjec.
Pazari i madh në Stamboll - Ka shumë pazare në botë por shumë pak syresh mund të konkurrojnë Pazarin e Stambollit për nga pasuria dhe gjerësia. I hapur në vitin 1461, ka 58 rrugë dhe më shumë se 4000 dyqane.
Xhamia e Hasan II, Kazablanka - Më e madhja në Marok me minaren më të lartë në botën dhe cati që hapet. Kush nuk është musliman mund ta vizitojë vetëm në ture me udhërrëfyes.
Shkallët qendrore në Hong Kong - shkalla e lëvizshme dhe e hapur më e gjata në botë, që u përurua në vitin 1993, mbulon një disnivel prej 135 metrash nga Central Business District në lagjen Mid-Levels.
Park Güell, Barcelonë - Kryevepra e Gaudit në qiell të hapur është një harmoni e përsosur mes krijimit artistik dhe ambjentit.
Gateway of India, Mumbai - qëndroni para harkut monumental përballë portit të Mumbait dhe vëzhgo argëtimin e njerëzve gjatë festave. Është vendi më I mirë për të filluar një udhëtim në Indi.
Lotus Temple, Delhi - I përfunduar në 1986, Lotus është i famshëm për arkitekturën e tij spektakolare.
Shkrimi u botua sot në suplementin Fundjava të gazetës Shqiptarja.com (print) 22.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com