ATHINE-Qeveria shqiptare po përpiqet me energji që t’i japë mesazhe të qarta Bashkimit Europian se Shqipëria me reformat e ndërrmara  është në rrugën e duhur. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Nasip Naço  nga  Athina ku morri pjesë në Organizatën Europaine të Legjislacionit Publik, ndërsa  Shqipëria është anëtarja më e re. Naço tha se pjesëmarrja në këtë organizatë do të jetë një ndihmë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Unë shpreh bindjen time se pjesëmarrja në këtë organizatë do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme jo vetëm në forcimin e kapaciteteve administrative, por dhe në nxitjen e reformave që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke qenë se EPLO ka në fokusin e saj mbështetjen në aktivitetet shkencore, kërkimore, arsimore, trajnuese, mësimdhënëse, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve dhe aktivitete të tjera, në ofrimin e ndihmës për institucionet demokratike në Evropë dhe në të gjithë botën, nëpërmjet kësaj organizate edhe për Shqipërinë, do të krijohen premisa te shkëlqyera për të bashkëpunuar me institucione, organizata dhe organizma të tjerë kudo në botë, në veçanti me organizata në sistemin e Kombeve të Bashkuara, për shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve në ato fusha mbi të cilën kjo organizatë operon”, tha Naço

Gjithashtu ai nga EPLO dhënien e asistencës në trajnimin e stafit të Ministrisë së Drejtësisë, trajnimin e gjyqtarëve të Gjykatave Administrative dhe stafit të tyre mbështetës, krijimin e mundësive për zhvillimin e studimeve dhe trajnimeve në fushën e të drejtës publike evropiane, për studentët e rinj të Fakultetit të Drejtësisë sikurse edhe për ata të Shkollës së Magjistraturës.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)