TIRANE- Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të shtrihet edhe në investimet spitalore. Dy ministrat e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Beqaj dhe Ferid Agani të ulur bashkërisht në një work-shop thanë se do të rakordojnë investimet në spitalet e dy vendeve, duke zgjeruar gamën e shërbimeve dhe rritur cilësinë. Në fokus të këtij takimi të organizuar në hotel “Sheraton” ka qenë partneriteti publik-privat në sistemin e shëndetësisë. Fjala e plotë e Ministrit Beqaj në workshop-in për partneritetin publik-privat
“Sigurisht që e kemi shpallur tashmë publikisht dhe kemi filluar të punojmë për lëvizjen drejt Mbulimit Universal të Kujdesit Shëndetësor”, tha midis të tjerash Ministri Beqaj, duke shtuar se, “të vetëdijshëm se kjo është një sfidë e madhe, besojmë se për të arritur atë çfarë duam, në rradhë të parë, përmirësim të kujdesit shëndetësor për qytetarët shqiptarë, sepse në rradhë të parë besojmë që e meritojnë një gjë të tillë, por edhe kapërcimin e shumë barrierave financiare, ekonomike, gjeografike dhe kulturore që sot ekzistojnë në aksesin e shërbimit shëndetësor, por edhe duke patur parasysh afatet jo të gjata, që çdo mandat qeverisës ka, besojmë se aktivizimi i burimeve të rëndësishme financiare mund të realizohet me një partneritet shumë më të mirë me sektorin privat.”
Duke u ndalur tek gjendja e sistemit shëndetësor në Kosovë, Agani tha se shëndetësia kosovare ka nevojë për trajnim jashtë vendit. Ministri Agani theksoi rëndësinë e hartimit të ligjeve të reja në sistemin e shëndetësisë së Kosovës, ndërsa shtoi se investimet në publik dhe privat do t’i japin një zhvillim të ri këtij sektori.
Work-shopi për shëndetësisë i zhvilluar sot në hotel “Sheraton” solli në vëmendje edhe rëndësinë e partneritetit privat-publik, duke synuar që të përdoret eksperienca e privatit në shërbim të cilësisë së shërbimit spitalor. Më konkretisht ky bashkëpunim po shihet në shërbimet laboratorike, në radiologji, urgjencë dhe mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore.
Në këtë seminar merrnin pjesë specialistë të kujdesit shëndetësor privat nga e gjithë bota për të ndarë eksperiencat e tyre. Ai synon të këshillojë institucionet për të angazhuar sektorin privat në shërbimet themelore publike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com