/ATSH/- Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës zhvilluan një takim me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fushën e planifikimit dhe strehimit.
Ky takim pune u organizua në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar në prill 2014, për rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive.
Qëllimi ishte shkëmbimi eksperiencave në fushat e përbashkëta të punës së tyre si në planifikimin hapësinor, proceset vijuese të implementimit të dokumeteve planifikuese, në fushën e strehimit, si dhe përmirësimit të legjislacionit, të standardeve të projektimit dhe ndërtimit.
Në takim u diskutuan çështje të tilla si strehimi , shkëmbimi i legjislacioneve dhe praktikave të mira nga të dyja vendet në këtë fushë, standardet e projektimit të banesave ku parashikohet intensifikimi i aktiviteteve në përpilimin e standardeve të unifikuara midis dy vendeve, rregullat e zhvillimit përgjatë aksit të rrugës së Kombit, mundësitë për hartimin e projekteve në zonat ndërkufitare Kukës-Prizren dhe Gjakovë-Has-Tropojë.
Pala kosovare u njoh me fushat e ndryshme të veprimtarisë të Ministrisë së Zhvillimit Urban; bazën ligjore në fushën e Planifikimit të Territorit; analizën e zhvillimeve përgjatë rrugës së Kombit dhe potencialeve ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës.
/Shqiptarja.com