Shqipëria eksportoi 30 milionë uniforma anti-COVID, por humbjet e fasonerive shkojnë në 126.3 mln euro

Mbi 6 milionë maska janë eksportuar në tre muajt e fundit drejt shteteve të huaja, kjo për shkak se shumë shtete kanë vendosur mbajtjen e maskës me detyrim. Këto maska përdoren më shumë se një herë dhe sipas informacioneve nga biznesi fason të vetmet kontrata që ata kanë nënshkruar në një situatë të tillë, ku pandemia vijon janë për maska dhe për veshje 1 përdorimshe. 

Shoqata ProEksport Albania pohon për Report TV se porositë për maska kanë pësuar rënie me rreth 10%, duke u shoqëruar edhe me ulje të çmimit të për copë. Çmimi fason varion nga 0,20cent/€ deri në 0,45cent/€ për maskë. Nga ana tjetër ka rritje të kërkesës për veshje spitalore. Sipas tyre në vetëm 3 muajit e fundit ata kanë eksportuar drejt Evropës 30 milionë veshje njëpërdorimshme.

70% e këtij prodhimi shkon drejt Italisë, 15% drejt Gjermanisë, 3% në Francë dhe pjesa mbetur shkon në vende të tjera të Evropës. Ndërsa me Kosovën ProEksport thotë se ka pasur një frenim të çuditshëm tregtie. Për t’ju përshtatur kërkesave fabrikat kanë ndryshuar makineritë, e për pasojë ka pasur rritje me 20% të eksportit të veshjeve spitalore që përdoren nga bluzat e bardha.

Si një nga bizneset më të goditura nga pandemia COVID-19, fasoneritë kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria. Ministria e Financave pati deklaruar se do të ketë një garanci të tretë sovrane me fokus tek eksportuesit, por pas shumë muajsh humbje fasoneritë thonë se pa mbështetje ata e kanë të pamundur vijimin e aktivitetit të tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT nga janari në tetor ky sektor ka humbur 126.3 milionë euro si pasojë e pandemisë, dhe goditja më e madhe i është dhënë nga bashkëpunimi i fabrikave me Italinë.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër