Shqipëria 35 mijë testime më shumë se Kosova, 193 viktima më pak nga COVID

Shqipëria 35 mijë testime më shumë se Kosova, 193 viktima më pak nga COVID

COVID-19, vazhdon të "tërbohet" dhe shifrat e të infektuarve ndaj këtij virusi kanë qënë në shkallë shumë të lartë.

Në një këndvështrim ndryshe, numri i viktimave në bazë të shifrave të raportuara nga Ministrite e Shëndetësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, vëndi jonë qëndron më mirë se Kosova.

Deri tani në Kosovë janë shënuar 798 viktima nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 605 viktima.

Ndërsa numri i të prekurve është përafërsisht i njëjtë.

Ajo që vihet re është se  Shqipëria ka numrin më të lartë sa i përket testimeve të COVID-it, rreth 35 mijë testime më shumë se Kosova.

Kosova momentalisht ka rreth 10 mijë raste aktive, kurse në Shqipëri janë 13 mijë e 429 raste aktive me Covid-19.

Këto janë statistikat me Covid-19 në Kosovë dhe Shqipëri.

Kosovë:

Testime totale 115.794

Raste pozitive 27,851

Raste të shëruara 16, 862

Raste aktive 10,191

Humbje jete 798

Shqipëri:

Testime totale 150,740

Raste pozitive 26,701

Raste të shëruara 12,667

Raste Aktive 13,429

Humbje jete 605

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerard Gega: 14/11/2020 10:21

    Krahasimi s'vlen keshtu sic eshte... sepse dy vendet kane popullsi te ndryshme!!! Duhej vene ne raport te njejte per 1 milione banore!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë