Ky është një ndër konstatimet e raportit më të fundit të Bankës Botërore. Sipas raportit “Perspektivat Ekonomike për Europën dhe Azinë Qendrore”, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë pak më e lartë krahasuar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por më e ulët se e Kosovës dhe e Serbisë dhe e shumicës së 20 vendeve ish-komuniste.
Parashikimi i Bankës për Shqipërinë ka mbetur i pandryshuar në krahasim me raportin e janarit 2013, ku pritej një rritje po prej 1.8% të PBB-së.
Por, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria është mes vendeve me një nivel relativisht të lartë papunësie, me një shkallë që ka ngelur pothuajse e pandryshuar në vitet e fundit.
Në afatin e shkurtër, hapësirat për politika fiskale stimuluese janë shumë të pakta, për shkak të borxhit të lartë publik, thekson Banka.
Shqipëria, sipas prognozave të BB, do të paraqitet me më pak rritje, krahasuar me vendet e tjera, me sa duket, për shkak të borxhit të grumbulluar publik. Shqipëria renditet ndërkohë ndër vendet që ka një nivel mjaft të lartë të huave bankare me probleme.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)