Adriatik Lapaj depozitoi sot zyrtarisht në Kuvend nismën e 21 mijë qytetarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Ai tha se vendi në zgjedhjet e 2025 duhet të shkojë me 1 zonë zgjedhore, dhe se duhet të jenë zgjidhur vota e diasporës e herësi sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në të kundërt ai paralajmëron se zgjedhjet e 2025 do të kërkohet të shpallen të pavlefshme.

'Jemi për të depozituar vullnetin e 21 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë shprehur dëshirë e tyre të qartë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, sa i përket rajonalizimit. Drafti që ne po paraqesim është një draft, i cili ka në themel një zonë zgjedhor enë RSH me lista të hapura. Adresohet dhe problematika e votës së emigrantëve, herësin zgjedhor. Zgjedhjet që mbahen tej vendimeve të Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhje antikushtetuese dhe do të përballen me padi në kushtetuese pavarësisht rezultatit që do marrim ne. Këtu duhet vendosur standardi se bëhet luftë për parime. Do përballe të gjithë me padi në SPAK për shpërdorim detyre', u shpreh Lapaj përpara Kuvendit.

Pr/ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor i propozuar nga Lëvizja "Shqipëria bëhet"