Shqipëria mori 3 dronë luftarakë, deputeti socialist: Blerje e zgjuar dhe e dobishme! Forcojnë sigurinë kombëtare

“Një blerje e zgjuar dhe e dobishme për sigurinë e vendit.” Kështu e cilësoi deputeti i PS blerjet e dronëve Bajraktar të qeverisë shqiptare nga Turqia, Denis Deliu.

I ftuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, ish ushtaraku në misionet e Afganistanit u shpreh se kjo marrëveshje me Turqinë është mjaft e dobishme në fushën e mbrojtjes së vendit. Dronët “Bajraktar” e kanë shfaqur efikasitetin e tyre në luftën e Azerbajxhanit dhe Armenisë por edhe në  luftën në Ukrainë.

“Kjo marrëveshje me Turqinë është e rëndësishme në fushën e mbrojtjes për Shqipërinë. Për shumë arsye, sepse Turqia është aleat i NATO-s. Shumë vende blejnë dronë luftarakë nga Turqia. Sidomos në Azerbajxhan dhe Armeni por edhe në luftën e Ukrainës. Unë e përgëzoj qeverinë Rama dhe ministrinë e mbrojtjes pasi Shqipëria është më e mbrojtur.”- tha Deliu.

Më tej anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare shpjegoi edhe teknikalitetet e dronëve luftarakë nga Turqia. Deliu zbuloi se dronët janë kundra mjeteve të blinduara dhe tankeve dhe autokolonave.

Por, edhe në këto kohë kur Shqipëria fatmirësisht nuk është në periudhë konfliktuale, Deliu shprehet se dronët mund të përdoren për mbikëqyrje, për stërvitje dhe detyra shtetërore.

“Këto dronë janë kundra mjeteve të blinduara dhe tankeve, janë dhe kundra autokolonave. Në Azerbajxhan dhe Armeni dhanë sukses këto dronë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ne jemi të mbrojtur por duhet të zgjerojmë edhe kapacitet tona.

Në momentin kur jemi në kohë paqeje, ata mund të përdoren për stërvitje. Por edhe për detyra shtetërore, kontrolli kufitar, i lëndëve narkotike. Të dhënat taktike të këtij droni janë të mira, ata mund të qëndrojnë 24 orë në mbikëqyrje, ndërkohë që mund të fluturojnë në 5 mijë metra largësi. Mund të mbajnë deri në 150 kg armatim. Por, ajo që është akoma më e mirë është se nuk kushton shumë, kushton 5 mln euro. Unë mendoj se është një blerje e zgjuar e shtetit shqiptar për ta forcuar mbrojtjen. Në marrëveshje besoj se është përmendur edhe mirëmbajtja. .”- tha Deliu.

Pyetje: Jemi më të sigurt?

“Po patjetër, këto janë elementë që forcojë sigurinë kombëtare. Është gjithnjë në përforcim dhe përmirësim. Por nuk do të thotë që i blemë këto 3 dronë dhe nuk kemi nevojë më. Kemi nevojë për blerje të tjera armatimi. Dronët janë shumë të suksesshëm ka bërë që nga shtete të dobëta t’i kthejë në të forta, siç ndodhi në Ukrainë kur mendonim se Rusia ishte shumë shtet i fuqishëm, por bilanci po del ndryshe.”- vijoi ai.

I pyetur për bazën ajrore e NATO-s e cila po ndërtohet në Kuçovë, Deliu u shpreh se prezenca e NATO-s qoftë detare apo ajrore është tregues i garancisë dhe sigurisë për stabilitetin e vendit.

“Baza e NATO-s është një siguri për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor. Prezenca e tyre do jetë siguri dhe garanci për stabilitetin e vendit.

Kjo bazë do ishte në garanci i Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka treguar se është një vend shumë korrekt me NATO-n dhe partnerin strategjik SHBA. Madje edhe në këtë luftë Shqipëria ëshë përgjigjur kundër Rusisë, pra së padrejtës së bashku me SHBA. Kjo bazë detare do të rrisë kapacitetet shqiptare por dhe NATO do jetë më afër për të mbrojtur vendet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.”- u shpreh ai.

Zhvillimet e fundit plot tensione në veriun e Kosovës ka qenë një tjetër çështje ku eksperti i sigurisë është ndalur. Duke e cilësuar si një situatë mjaft shqetësuese, Deliu u shpreh se gjithsesi situata po mbikëqyret hap pas hapi nga SHBA. Serbia nuk e ka shumë të lehtë të hedhë hapa për të ndërmarrë forca ushtarake në Kosovë pasi situata është duke u monitoruar nga Uashingtoni por edhe nga BE

“Situata në veri të Kosovës, është shumë shqetësuese, e ndjek me vëmendje por shikoj që SHBA janë të përqendruar në këtë çështje. E mbikëqyrin dhe e monitorojnë hap pas hapi. Serbia me gjithë presionin dhe mbështetjen e Rusisë se ka shumë të lehtë të hedhë hapa dhe të ndërmarrë forca ushtarake në Kosovë. Por ne duhet të bëjmë gjënë tonë, të forcojmë sigurinë dhe të mbështesim njëra-tjetrën.”- përfundoi ish ushtaraku.

Qeveria shqiptare firmosi dje me kompaninë turke ‘Bayraktar’ marrëveshjen për blerjen e flotës së 3 dronëve luftarakë, ndërsa parashikon që të tjerë dronë do t’i shtohen flotës vitin e ardhshëm. I pranishëm gjatë firmosjes së marrëveshjes kryeministri Edi Rama tha se blerja e doneve vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar, Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se dronët do të jenë dobiprurëse për sigurinë kombëtare.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar