Kompania lider në botë për sa i përket sigurimit të menaxhimit të riskut në tregun e sigurimit (AON) ka publikuar hartën e rrezikut global duke marrë në analizë 163 vende të botës.
Shqipëria, për sa u përket rreziqeve politike, që lidhen me aktivitetet që ndikojnë në veprimtarinë e biznesit, është e vlerësuar nga AON me rrezik mesatar, ndërsa renditet e para në vendet që janë përkeqësuar.
Krahas Shqipërisë janë përkeqësuar edhe vende si Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia.
Kurse në lidhje me rrezikun e sigurisë, Shqipëria renditet ndër vendet me rrezik të ulët.
Rreziku i sigurisë vlerëson probabilitetin e veprimeve që mund të dëmtojnë asetet financiare, fizike dhe humane të një biznesi.
Në hartën e rrezikut të publikuar për vitin 2017 hyn për herë të parë dhe shteti i Vatikanit.
Atentatet terroriste në vendet e Perëndimit u rritën me 176%, me 96 atentate në 2016-n nga 35 të një viti më parë.
Sipas AON, populizmi dhe terrorizmi po kontribuojnë nën rritjen e rrezikut në nivel global.

Harta e rrezikut në Europë/ (E) ekstreme, (H) e lartë, (M) mesatar, (L) e ulët

Harta e rrezikut në botë
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO