Asambleja e OKB-së, 141 shtete kundër sulmit rus, përfshirë edhe Serbinë! As Kina s'mbështet më Putinin! Rama: Vota e Beogradit kundër Moskës unifikon Ballkanin! Zelensky: Koalicion global

Bota është e unifikuar për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Edhe Serbia e cila deri më tani ishte e dyzuar dhe nuk kishte mbajtur qëndrim kundër Putin, ka votuar për dënimin e sulmit rus ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër edhe Kina, një superfuqi botërore, ka zgjedhur të abstenojë duke mos e mbështetur Rusinë në aktet e saj agresive ndaj Ukrainës. Më shumë se 2/3 e gjithë anëtarëve të OKB-së votuan pro ku Ballkani dhe Perëndimi ishin unanim nën një zë në qëndrimin e tyre për të dënuar Rusinë.

Kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014, shtetet që dënuan këtë akt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ishin vetëm 100, ndërsa sot kur Rusia po zhvillon një luftë të paprovokuar kundër Ukrainës, bota është vendosur në një zë dhe qëndrim të unifikuar "Rusia duhet të ndalet" dhe janë 141 shtet që e kërkojnë këtë.

141 vende të botës kanë votuar pro në Asamblenë e Përgjithshme e OKB-së rezolutën kundër agresionit rus të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. 35 abstenuan mes të cilave edhe Kina, ndërsa 5 vende votuan kundër që ishin Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia kanë votuar kundër. 

Miratimi i rezolutës nga OKB kundër Rusisë është përshëndetur edhe nga presidenti i Ukrainës, Zelensky, i cili tha se bota krijoi një koalicion të gjerë anti-Putin dhe u rreshtua në anë e duhur të historisë.  

"Unë jam mirënjohës për të gjitha shtetet që votuan pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultati i votimit tregon bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon.", tha ai

Vota pro e Serbisë për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si unifikim i Ballkanit Perëndimor me Perëndimin. Kreu i qeverisë shkruan se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah.

'141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.'- shkruan Rama.

Ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shkruan se diktatori Vladimir Putin duhet ta dëgjojë njerëzimin. 

 

“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, shkruan Xhaçka.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh pasi Këshilli i Sigurimit nuk e miratoi rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për shkak të vetos që vendosi Rusia. Duhet theksuar se rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për rezolutën që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:17
Asambleja e Përgjithshme miraton rezolutën që dënon Rusinë, Meta: Fitore diplomatike për paqen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme të rezolutës që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë, të hartuar nga Shqipëria dhe SHBA.

'141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen! Qëndroni me Ukrainën.'- shkruan Meta.

 

Ora 19:52
SHBA: Vota në OKB 'historike'! Delegatët e OKB-së duartrokasin pas miratimit të rezolutës

Ambasadori amerikan në OKB e ka quajtur "historike" votimin e së mërkurës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Vetëm pesë vende - Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea - votuan kundër rezolutës në mbledhjen e parë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1997.

Ora 19:37
Miratohet rezoluta kundër agresionit rus në Asamblenë e OKB-së, Basha: Ditë historike për paqen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër agresionit rus ndaj Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme. Basha e ka cilësuar si një ditë historike për paqen.

“Është një ditë historike për paqen, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së votuan për të ndalur agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar pranë Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar”, shkruan Basha.

Ora 19:06
Asambleja e OKB miraton rezolutën kundër Rusisë, Zelensky: Koalicion global anti-Putin, Rusia të ndalë sulmin

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka përshëndetur miratimin e rezolutës që dënon Rusinë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, duke thënë se ky është një koalicion i gjerë anti-Putin

"Unë përgëzoj miratimin e OKB-së, me një shumicë të paprecedentë votash, të rezolutës me një apel të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës. Unë jam mirënjohës për të gjitha shtetet që votuan pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultati i votimit tregon bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona" shkruan në twitter Volodymir Zelensky.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)