Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal, aktuali u ndryshua 22 herë në 25 vjet

Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal, aktuali u ndryshua 22 herë në 25 vjet

Foto ilustruese

TIRANE-Shqipëria shumë shpejt do të ketë një Kod të ri Penal, me një numër më të madh veprash të parashikuara. Në kulmin e debateve për ndryshimet e fundit në Kod, për dhunën në familje dhe thyerjen e karantinës, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me specialistë të Drejtorisë së Kodifikimit dhe ekspertë të tjerë, ka nisur punën për të përgatitur terrenin, për hartimin e një Kodi të ri Penal. Nisma vjen në kushtet e ndërhyrjeve të herëpashershme në Kod. Që nga viti 1995 kur është miratuar Kodi Penal, janë bërë 22 ndryshime, duke shtuar vepre të reja penale dhe ashpërsuar dënimet për disa vepra të tjera. Gjithashtu, për Kodin Penal ka edhe 8 vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cila janë reflektuar. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal u miratuan nga Parlamenti ditën e djeshme.

Drejtori i Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, Besmir Beja, gjatë mbledhje së Komisionit të Ligjeve, për ndryshimet e fundit e fundit në Kodin Penal, për kriminalizimin e thyerjes së karantinës, infektimit me dashje dhe dhunën psikologjike në familje, dha detaje për lëvizjet për hartimin Kodit të ri Penal. “Ka ardhur koha për një Kod Penal të ri dhe në Ministrinë e Drejtësisë ka kohë që ka filluar punë për hartimin e një kodi të ri.

Në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur një grup pune me specialistë të Drejtorisë së Kodifikimit, me pedagogë të së drejtës penale të Fakultetit të Drejtësisë dhe ekspertë të tjerë, të cilët janë duke përfunduar analizën për nevojën e një Kodi të ri Penal. Kodi i ri Penal do të harmonizojë dispozitat e përgjithshme, do të rregullojë ato të metë që janë konstatuar gjatë zbatimit të Kodi Penal, i cili për kohën kur është miratuar ka qenë i mirë, por tashmë i ka kaluar koha”, ka pohuar Beja.

Drejtori i Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë tha gjithashtu se “ministrja shumë shpejt do të prezantojë studimin për nevojën e nismës së re. Me këtë zgjidhje do të shterohen shumë problematika që janë vënë në dukje nga raportet ndërkombëtare. Me ndërmarrjen e kësaj nisme nuk do të ketë më nevojë për ndërhyrje rastësore, por do të kemi të shteruara të gjitha veprat penale të paktën për 10 vitet e ardhshme”. Pas kësaj faze do të nisë procesi i hartimit të Kodit, ku një rol të rëndësishëm do të kenë ekspertët ndërkombëtarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…