Për shkak të efektit të kombinuar të jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi 65 vjeç e lart - në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11 për qind, evidenton studimi i dytë i INSTAT mbi Mplakjen e Popullsisë.
“Nëse ky trend do të vazhdonte me këto ritme pritet që në vitin 2031, një e treta e popullsisë do të ishte mbi 65 vjeç, ku si arsye kryesore vërehet rritja e jetëgjatësisë në lindje”, shprehet Emira Galanxhi, Drejtoreshë e Statistikave Sociale pranë INSTAT.

Të dhënat e Censusit:
-Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet censusit 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi. Kjo shifër përfaqëson një faktor të rëndësishëm në rënien e përgjithshme të popullsisë me pothuajse 9 për qind në këtë periudhë.
-Popullsia e emigrantëve të rinj gjithnjë e më shumë përbëhet nga femrat si tendencë e vënë re në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2011.
-Në vitin 2011, përqindja e të rinjve 25 deri në 29 vjeç që kanë përfunduar arsimin e lartë ka qenë24 për qind, krahasuar me vetëm 8 për qind në vitin 2001.
-Të dhënat tregojnë një ulje të mëtejshme të treguesve të tregut të punës të të rinjve 15-29 vjeç:normë e ulët e pjesëmarrjes në tregun e punës (nga 43 në 28 përqind) dhe një normë më e lartë papunësie (nga 22 në 33 përqind).
-Për të rinjtë që nuk kanë gjetur punë, vërehen nivele të larta të mospërputhjes së aftësive të tyre profesionale dhe kërkesave të tregut të punës. Norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj me arsim të lartë në vitin 2011 ishte 34 për qind në 2011.
-Vetëm 12 për qind mes të rinjve të martuar dhe 29 për qind mes bashkëmoshatarëve seksualisht aktivë të pamartuar zgjedhin metoda moderne kontracepsioni për të mbrojtur veten kundër shtatzënive të padëshiruara.
-Si pasojë, kemi normë të lartë të aborteve në Shqipëri, që do të thotë se në çdo gjashtë shtatzëni, njëra përfundon me abort të induktuar. Gjatë vitit të fundit, 6,400 femra u përballën me rrezikun e pashmangshëm të shëndetit nga një abort i induktuar.
Nga ana tjetër, numri në rritje i të moshuarve paraqet sfida dhe kërkon përgatitje për t’i përballuar ato:
-Procesi i moshimit do të vazhdojë edhe për disa dekada, dhe numri i të moshuarve projektohet që të përbëjë 33 për qind të popullsisë së përgjithshme aktive në vitin 2031.
-Censusi i vitit 2011 tregon se 23 për qind e të moshuarve kanë qenë me aftësi të kufizuara (krahasuar me vetëm 3 për qind në popullsinë e të rriturve nën moshën 65 vjeç).
-Në vitin 2012, përqindja e të moshuarve që nuk ka mundur të arrijë nivel konsumi që konsiderohet minimum për një standard bazë jetese, është vlerësuar në 10 përqind.
-Po ashtu, 10 përqind e të moshuarve, përfshihen akoma në punë.
-Aksesi në mjetet moderne të komunikimit mbetet i ulët: vetëm 15 përqind e të moshuarve kanë kompjuter dhe vetëm 9 përqind kanë lidhje interneti në shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër, 83 përqind e tyre kanë telefon cellular.
-Rreth 30 për qind e të moshuarve jetojnë në njësi ekonomike familjare me dy personazakonisht me bashkëshortin/bashkëshorten e moshuar, ndërsa 8 për qind jeton vetëm, duke u bërë kështu më vulnerabël.
-Në vitin 2012, përqindja e të moshuarve që nuk ka mundur të arrijë nivel konsumi që konsiderohet minimum për një standard bazë jetese, është vlerësuar në 10 përqind.
-Po ashtu, 10 përqind e të moshuarve, përfshihen akoma në punë.
-Aksesi në mjetet moderne të komunikimit mbetet i ulët: vetëm 15 përqind e të moshuarve kanë kompjuter dhe vetëm 9 përqind kanë lidhje interneti në shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër, 83 përqind e tyre kanë telefon cellular.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
