Shqipëria e Anglia bashkë në operacionin 'Marewood' për goditjen e trafikut të armëve, drogës dhe migracionit të paligjshëm
Neritan Nallbati, Eddy Montgomery dhe Saimir Boshnjaku
Një grup operacional i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga dy Drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale dhe Policisë Kufitare, zhvilloi një vizitë pune në Britaninë e Madhe.
Qëllimi i vizitës ishte analiza e përbashkët në kuadër të TASK-Forcës për rezultatet e arritura në operacionin “Marewood” për goditjen e transportit të parave, trafikimit të armëve dhe drogës, dhe migracionit të parregullt.
Përfaqësuesit e palës britanike, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Border Force, kanë vlerësuar si të shkëlqyer punën e përbashkët të bërë në këtë drejtim, duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura në Policinë kufitare sidomos në portin e Durrësit, PKK Rinas, PKK Hani Hotit dhe pikat e tjera të kalimit, si dhe në aeroportet e Londrës, informoi sot policia e shtetit.
Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin, profesionalizmin, besueshmërinë dhe rezultatet e Policisë së Shtetit me strukturat homologe britanike, sidomos me NCA-në dhe Border Force, duke e cilësuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, me rezultate mbresëlënëse të papara më parë në Britaninë e Madhe, vijon më tej njoftimi.
Drejtuesit e Grupit Operacional të Policisë së Shtetit kanë falënderuar homologët për besimin dhe bashkëpunimin pa rezerva që solli këto rezultate dhe i kanë siguruar, në emër të Policisë së Shtetit, për thellimin akoma më tej të këtij bashkëpunimi, me qëllim arritjen e rezultateve edhe më pozitive në të ardhmen, për t’u shërbyer akoma më shumë qytetarëve të vendeve tona dhe për të rritur standardet e sigurisë.
Ne foto: Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Neritan Nallbati, drejtori i Border Force Eddy Montgomery dhe Drejtori i Departamentit te Policise Kufitare Saimir Boshnjaku.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën! Emri në zyrën e Ramës
30 Shtator, 14:04
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, emri sot tek kryeministri Rama! Ministri Hoxha: Do publikojmë listën e pikëzimeve të 11 kandidatëve
30 Shtator, 08:33
-
Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë! (EMRAT)! Ministri Hoxha: Po monitorohet nga SHBA e BE! Brenda javës emri në zyrën e Ramës
23 Shtator, 11:29
-
Zyrtare/ EMRAT e 15 kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Mes tyre Ilir Proda e Nallbati, u pyetën nga SPAK për dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopajve
19 Shtator, 15:31
-
Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales
18 Shtator, 12:05
-
Sezoni i ri nis me ‘halle’ të vjetra! Në Vlorë, privatët ngulin çadrat në plazhin publik! Kullat janë bosh, mungojnë vrojtuesit!
14 Qershor, 16:16
-
Task-Force ndërhyn në plazhin e Durrësit pas denoncimit në Report tv, lirohen hapërisat publike!
10 Qershor, 16:57
-
Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE! Boshnjaku: Japin ndihmë të madhe në pikat e kalimit kufitar
29 Shkurt, 17:04
-
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
6 Shkurt, 17:05
-
Atentati me dy viktima dje në autostradën Fier-Vlorë, Gledis Nano vizitë në komisariatin e Vlorës
19 Gusht 2022, 21:10
-
Ndryshime në policinë e shtetit, ikën Tonin Vocaj si drejtor i policisë kriminale! Zëvendësohet nga Neritan Nallbati
28 Korrik 2022, 09:06
-
Fitoi betejën me COVID-in, drejtori i policisë së Beratit: I gatshëm të dhurojë plazmën për trajtimin e të infektuarve
28 Gusht 2020, 22:49