Promovimi i vendeve të bukura të Shqipërisë, është kthyer në një kënaqësi të përditshme të kryeministrit Rama, i cili çdo mëngjes uron një ditë të mbarë me video nga vendet më të bukura shqiptare.

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ndau një video me disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat.

“Mirëmëngjesi dhe me Matin e bukurive të pamata, ju uroj një ditë të bukur”, tha Kryeministri Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.