Shqipëria e fundit në rajon për numrin e rasteve të reja me COVID! Rama publikon të dhënat: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodh në vendet fqinje
Grafiku u rasteve të reja me COVID në Europë
TIRANË- Shqipëria renditet e fundit për numrin e rasteve të reja me COVID-19. Referuar të dhënave të Our World in Data, të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka regjistruar një numër të ulët të rasteve, me një diferencë shumë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, ku kurba e infektimeve të reja ka njohur një rritje gjatë 7 ditëve të fundit.
Një bilanc i tillë, për kryeministrin, është moment krenarie, por duke theksuar se nuk duhen neglizhuar masat, për të mos pasur të njëjtin fat si vendet e tjera të rajonit.
*Poooor, duhet akoma durim, edhe pak, shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit! Prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”, shkruan Rama.
Ekspertët i lidhin këto shifra të ulta me fushatën e vaksinimit në Shqipëri e cila ka ecur me ritme të larta, ku në total deri më tani janë vaksinuar 314.622 persona. Ndërsa sa i përket rasteve të reja, sot u konfirmuan pozitiv me COVID 149 persona dhe 3 humbje.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58