‘Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor në ritmin e vaksinimit të popullsisë dhe mbi mesataren e BE’, Manastirliu: Nuk do të ndalemi asnjë moment

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu

Shqipëria renditet vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit të vaksinimit të popullatës dhe mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një grafik nga “Our World in Data” në të cilin paraqitet krahasimi i ritmeve të procesit të vaksinimit në Shqipëri me vendet e rajonit dhe Bashkimin Evropian.

Manastirliu shkruan se ky ritëm nuk do të ndalet për asnjë moment!

Sipas saj qëllimi është të vaksinohet gjysmë milioni brenda muajt dhe e gjithë popullata brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë mënyrën se si do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër