“Shqipëria e para në Botë për konsumin e kokainës”, ish-ministri i Shëndetësisë: Situata është më alarmante se kaq

“Shqipëria e para në Botë për konsumin e kokainës”, ish-ministri i Shëndetësisë: Situata është më alarmante se kaq

Tritan Shehu

Tirane- Në një reportazh të publikuar një ditë më parë prestigjiozja “The Economist” e rendiste Shqipërinë si vendin e parë në Botë për konsumin e kokainës në raport me popullsinë, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kjo nuk është e keqja më e madhe që ka kapluar vendin.

Sipas tij, në Shqipëri edhe heroina po bëhet  gjithashtu droga më e shpeshtë e përdorur bashkë me disa të tjera sintetike, ekstremisht të rrezikshme. Ai thotë se përballë kësaj situate, mungon totalisht një Strategji Kombëtare për përballimin e këtij fenomeni shkatërrues në të gjitha aspektet e tij.

Statusi i Tritan Shehut

Ku eshte “futur” Kryeministri i yne ndersa The Economist jep alarmin per perdorimin e droges ne Shqiperi.
Dhe Kryeministri eshte me ligj Kryetar i “Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”!!!
Kjo qe po ndodh ne vendin tone eshte monstruoze e me pasoja shkaterruese afat gjate.
Shqiperia eshte kthyer jo vetem ne “hambarin” e kanabisit per Europen e “autostrade” e trafikut te heroines e kokaines, por dhe ne nje perdoruese shume te larte te tyre sipas popullesise.
The Economist deklaron per 2,5% te popullesise si perdoruese e Kokaines!
Kjo eshte vetem nje pjese e zeze e realitetit tone.
Heroina po behet gjithashu nje droge e shpeshte, per te mos permendur disa te tjera sintetike e ekstremisht te rrezikeshme.
Perdorimi i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.
Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.
Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.
Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi. 
Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.
Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.
Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese ne nje menyre apo tjeter e kesaj te Keqe te Madhe...!
Per te mos folur sot per grupet kriminale, lidhjet e tyre me shtetin, trafiqet, kriminalizimin e vendit..!
Nuk eshte hera e pare qe une ngre keto probleme, por fatkeqesisht pa asnje impakt mbi qeverisjen.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja