Barometri Botëror rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritjen e fluksit të turistëve me +53% ! Rama: Krenarë që njihemi për peisazhet e bukura

Barometri Botëror rendit Shqipërinë të parën në Evropë për rritjen e fluksit të turistëve me +53% ! Rama: Krenarë që njihemi për peisazhet e bukura

Barometri Botëror i Turizmit ka renditur Shqipërinë si vendin me performancën më të mirë në Evropë sa i takon rritjes së fluksit të turistëve për vitin 2023 me +53%. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, shkruan në anglisht dhe fton të huajt të vizitojnë peisazhet e bukura të vendit tonë.

“Hej miq dhe udhëtarë! Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka njoftuar se Shqipëria është destinacioni me performancë më të mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që njihemi për peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona të pacenuara ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë. Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë!”- shkruan Rama.

Barometri Botëror i Turizmit i OKB-së monitoron tendencat afatshkurtra të turizmit në baza të rregullta për t'u ofruar palëve të interesuara të turizmit global analiza të përditësuara mbi turizmin ndërkombëtar. Në raportin e publikuar për periudhën janar-korrik të vitit 2023, Shqipëria renditej e treta sa i takon rritjes së fluksit të turistëve.

 

B.V/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/02/2024 00:34

    Ramke,nuk njihemi vetem per pejsazhet e bukura,njihemi dhe per disa gjera te tjera,te cilat duhet t'i pranojme!

    Përgjigju
  • Rei: 23/02/2024 23:53

    Po barometri i çmimeve strtosferike te ushqimeve dhe rrogave karagjoze ne çfar vendi e rendit shqiprine? Per deri sa nuk ndryshon gje ne ket vend absurd ne lehtesimin e mbi jeteses htrja dhe dalia e turisteve tingellon si zhurm perqeshese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu