Shqipëria, e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen e turizmit krahasuar me para pandemisë, Rama: Një sezon fantastik turistik na pret

Shqipëria, e treta në botë dhe e para në Evropë për rritjen e turizmit krahasuar me para pandemisë, Rama: Një sezon fantastik turistik na pret

Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNËTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, vendi i tretë në botë dhe vendi i parë në Evropë.  Këtë raport e ka përshëndetur Kryeministri Rama i cili e ka quajtur të dhënë spektakolare dhe që paralajmëron  një sezon fantastik turistik këtë verë.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit,  nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Evropë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në një raport së fundmi të Organizatës Botërore të Turizmit, ky sektor në të gjithë botën është është në rrugë të mbarë për t'u rikthyer në nivelet para pandemisë! Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.

Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite.

Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kfkdj: 21/05/2023 06:16

    Nga fitorja në fitorje

    Përgjigju
  • Meri: 20/05/2023 19:53

    Sistemoni qenët e rrugës në vënde të sigurta,se po terrorrizohen turistët .

    Përgjigju
  • Olsi: 20/05/2023 19:25

    Do jete sezon fantastik

    Përgjigju
  • Bablok: 20/05/2023 19:22

    O bablok turistet vijn po ske rruge dhe ske asnje lloj transporti per turistet. Shiko autostraden e leshit qe ke nga tirana per ne shkoder qe edhe ne dimer ban 7 ore me shku nganjeher prej trafikut Jo ma ne vere. Na cave tra*** tu sja berishen se gjoja po ben me ritem te ngadalte. Ske asnje ndryshim as me Aalen as me like Florinin jeni te gjithe sumshpuar

    Përgjigju
  • Joni: 20/05/2023 18:40

    Vendi yne mirepret mijera turiste ne vit se kalojne shume bukur ketu

    Përgjigju
  • Arla: 20/05/2023 18:35

    Jam i bindur qe keto shifra kane per tu rritur ne te ardhmen

    Përgjigju
  • Turisti: 20/05/2023 18:19

    Po po ka shumë turistë, por s'ka staf hoteli dhe restoranti.. po si i bëhet? Bëje grekun ti kthejë ata shqiptarët që kanë ngel ne Greqi të vijnë të punojnë në hotelet dhe restorantet shqiptarë se është më mirë, rrogat në stratosferë, puna pak çmimet perdhe

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/05/2023 17:19

    Sikur te benin pushime edhe ata shqiptare qe jetojne me 5 usd ne dite me mire do dilnin statistikat.

    Përgjigju
    • gjergji: 20/05/2023 17:57

      SHQIPTARET JANE ME PUSHIME GJITHE VITIN.Nuk lejne vend bosh ne restaurante apo kafenena gjithe oret e dites gjate muajve te vitit.Per kete shqetesohesh o mik? Ku do i kalosh pushimet verore e ato dimrore kete vit?

  • heu bre: 20/05/2023 16:09

    po stafi o vlla a e din qe hotelerite skane staf. hajt se do na mbushet hotelerite me kineze e nepaleze

    Përgjigju
    • Mario: 20/05/2023 18:57

      Po tani, mendoj se shqipetaret duhet te kuptojne qe edhe te shkosh jashte te kushton me teper te jetosh atje, ndaj nuk duhet te marrin trastat e te ikin me, por te kerkojne paga te mira ketu, dhe mund te arrihet, sepse edhe punedhenesit e shikojne tashme rendesine qe ka puntori apo sherbyesi.

  • nani: 20/05/2023 16:03

    pse i ngacmoni opozitaret e 1? Po ne kemi edhe respekt per shtetin shqiptar

    Përgjigju
  • Alb: 20/05/2023 15:50

    Qesharake.

    Përgjigju
    • Katunari: 20/05/2023 19:22

      Ça ka qeshatake ketu?

  • toni: 20/05/2023 15:22

    po te duhet te genjesh popullin turizem me pallate ne brez te reres vetem tek ne degjon....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë