Shqipëria është përmirësuar, sepse shqiptarët kanë kuptuar një sekret

Shqipëria është përmirësuar, sepse shqiptarët kanë kuptuar një sekret

Vjosa sot Park Kombetar

Shumë të huaj që po vijnë këto ditë në Shqipëri, nuk e fshehin habinë se si është transformuar vendi. Disa prej tyre, që kanë frekuentuar vendin tonë në fillim të viteve ’90, janë gati të përlotur për ngjyrat, rregullin mes kaosit, përmirësimin në përgjithësi, që duket kudo lëvizin, në Veri deri në Jug.

Shqipëria është përmirësuar, sepse shqiptarët kanë kuptuar një sekret. Sepse shumica, në gjithë këto vite, ka dëshirën e madhe të përmirësohet. Shumë prej nesh e panë zhvillimin e tyre duke u larguar nga vendi, duke mësuar e duke u ballafaquar me kultura e vende të huaja. Të tjerë, që qëndruan, e panë ndryshimin në sytë e të larguarve dhe me mallin dhe nostalgjinë e tyre ruajtën e përmirësuan atë që mundën përreth.

Shqipëria është më e bukur sot sepse ëndrrat e shqiptarëve kanë qenë përherë të bukura. Edhe në diktaturë, kur kishim duar e këmbë të bllokuara, mendjet tona fluturonin për një shtëpi më të bukur, një qytet më të bukur, një vend më të bukur e tw lirw.

Janë ëndrrat tona, e shumicës prej nesh, për një vend të qetë e të zhvilluar, që po bëjnë të mundur këtë që të huajt shohin të shpalosur para syve të tyre.

Shqipëria ka ndryshuar, sepse shqiptarët në dhjetëra vite kanë ushqyer papushim ëndrrën për t’u zbukuruar, për ta shndërruar një kullë të ngurtë, të ftohtë e me dritare sa një tytë pushke, në një agriturizëm me vatër të ngrohtë, ushqim të shijshëm e natyrën përreth që këndon.

Dhe duket, se gjëja më e rëndësishme që të gjithë kemi kuptuar është se e gjitha kjo varet vetëm nga ne. Jemi ne, shqiptarët, ata që vendosim nëse vendi ku jetojmë duam të duket më i bukur apo më i shëmtuar, më i mirë apo më i keq. Historia na ka përplasur në momente të vështira ndoshta për të mësuar dhe për të krahasuar. Duket se leksioni i jetës dhe i historisë është kuptuar nga shumë prej nesh. Ndaj Shqipëria sot shpaloset e bukur, e hijshme, mikëpritëse dhe zemërgjerë për të huajt që e vizitojnë apo për bijtë e tyre të larguar.

Kemi shumë për të bërë, por gjithnjë e më bukuri do të kemi rreth nesh, nëse ne, shqiptarët, do të vazhdojmë ta dëshirojmë. Si përherë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jehon!: 07/06/2023 18:18

    Pershendetje! Shqiperia ka ndryshuar, te gjithe e thone kete. Shqiperia eshte nga vendet e bukura dhe te pasura. Rralle vende vende ne bote e kane teritorin te pershkuar nga lumenje si ne Shqiperi por... Ka detin, malin dhe ambiente karakteristike natyrore e ndertimore, pika turistike me vlera historine kombetare e me gjeten ( por kujdesi per to....) Vendburime nafte, kromi, bakri, etj qe zhfytezohen nga... Shqiperia ecen me cap, po te mblidhen investment boteroe dhe te emigrantve kjo Shqiperi duhet te ish bere nga e para, por duhet te kish qene nje kast te perkushuarish, vertet patriot. Gjithesesi prap themi se Shqiperia ka ndryshuar, edhe ai qe thot Jo e ndjen ndryshimin, koha ecen me shpejte, ndryshimet ngadale, tek ne me ngadal, kjo eshte per ne per neser!?! E kam kaluar gjithe vendin, kam pare dhe mund te flas. Faleminderit, kerkoj mirkuptimin e gjithsecilit qe e lexon.

    Përgjigju
  • Maskarenj: 07/06/2023 11:57

    Se sa eshte zbukuruar Tirana e dime ne qe banojne ketu dhe jo ju idiotet qe u duhet servilizmi per interesat tuaja! Se Tirana nuk eshte sheshi Skenderbej,as aldi Rinas-liqeni artificial,por lagjet periferike ku jetojne ne GETO mbi 70 % e banoreve te Tiranes!

    Përgjigju
  • Noc Rroku: 06/06/2023 16:49

    Fjalë të mira me nuk that në traditë thonë andej......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, dyshohet për shpërndarje kokaine

Tiranë, 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, dyshohet për shpërndarje kokaine