Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare 'Oran 2022', ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim

TIRANË- Ekipi olimpik që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, nga data 25 qershor deri në 6 korrik, mori sot në dorëzim Flamurin Kombëtar, në një ceremoni të posaçme, ku mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Shefi i Misionit Diplomatik të Algjerisë, Ridha Nebais.

Duke i uruar suksese ekipit kombëtar në përfaqësimin e ngjyrave kuqezi, Veliaj tha se sportistët janë diplomatët më të mirë të një vendi.

“Mezi pres që të marrim medalje, por mbi të gjitha, të lëmë një shije të mirë, të një kombi të civilizuar, të kulturuar, të një skuadre që respekton ‘fair-play’ dhe përfaqëson më të mirën, jo vetëm të Tiranës, që këtë vit është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por të një Shqipërie e cila sa vjen e modernizohet. Kur djemtë dhe vajzat garojnë për uniformën e Shqipërisë, janë ambasadorët, diplomatët, politikanët, zëdhënësit, tifozët më të mirë të kombit tonë. E di që shumicën e kohës, më shumë se gjysmën e skuadrës tonë Olimpike e shikoj me ngjyrat bardh e blu të Klubit Tirana, por dua ngjyrat kuq e zi ju shkojnë edhe më shumë, sepse përfaqësoni më shumë se sa klubin e Tiranës, përfaqësoni Republikën e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se ndryshimet në Komitetin Olimpik Shqiptar kanë sjellë një erë të re për ekipet sportive dhe një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe autoritet vendore për masivizimin e sportit.

“Ndonjëherë, në Ballkan, ndryshimi na tremb. Por, ndryshimi sjell gjëra të bukura, sjell ritëm të ri, energji të re, sjell bashkëpunime të reja dhe një frymë të re. Prej ndryshimit në KOKSH po shohim sukses dhe ndoshta po jetojmë ditët më të mira të sportit Olimpik, të federatave tona, të bashkëpunimit që kemi me qeverinë dhe bashkitë respektive. Sot kemi skuadra të financuara më mirë, kryeministri ka dhënë ndoshta buxhetin më të madh ndonjëherë për sportin komunitar dhe të gjithë jemi në këtë presion të shëndetshëm të Komitetit Olimpik. E di se nga mbi 70 palestrat e Tiranës jo të gjithë do e veshin këtë uniformë apo do të shkojnë në Lojërat Olimpike, por e di që mijëra fëmijë sot në këto palestra, kanë një jetë më të shëndetshme”, deklaroi Veliaj.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi, e cila u dorëzoi flamurin kombëtar dy sportistëve flamurmbajtës, theksoi se Shqipëria tashmë është ngritur në një nivel të ri në sport, me më shumë suksese, më shumë medalje, më shumë respekt e dinjitet. 

Shqipëria do përfaqësohet nga 29 sportistë në 10 sporte të ndryshme, mes tyre Grejsi Bajri, teniste, Indrit Çullhaj, xhudist si edhe Evangjeli Veli, peshëngritëse. Për shkak dëmtimi në Omar nuk do garojnë dy kampionët ndërkombëtar si Briken Calja dhe Izimir Smajlaj, të dy të dëmtuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë