Në fund të vitit 2015 duke u bazuar tek raporti i Agjencisë së burimeve natyrore, drejtoria e përgjithshme e tatimeve bllokoi llogaritë e bankers duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Kompania e refuzoi faturën duke e paditur menjëherë Shqipërinë në Arbitrazh. Pas presioneve të dyanshme, në shkurt të vitit 2016 qeveria dhe Bankers arritën një kompromis. Kompania do të paguante paratë me nga 5 milionë dollarë në muaj sipas vlerësimit të Tatimeve, ndërkohë që qeveria pranoi që konflikti të auditohej nga një ekspert i pavarur ndërkombëtar. Palët përzgjodhën gjigantin Priceuaterhouse Coppers, i cili pasi shqyrtoi pretendimet e dyanshme, i dha të drejtë Bankersit. Qeveria nuk e pranoi këtë gjykim dhe vendosi të vazhdojë betejën në arbitrazh. Tashmë, sipas vendimit të Arbitrazhit, këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes Tatimeve dhe duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht.
d.b/shqiptarja.com










