Shqipëria jashtë listës gri të pastrimit të parave, NAREA: Inkurajuesem, sjell qëndrueshmëri në tregun e pasurive të paluajtshme

Shqipëria jashtë listës gri të pastrimit të parave, NAREA: Inkurajuesem, sjell qëndrueshmëri në tregun e pasurive të paluajtshme

Foto ilustruese

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) shprehet se dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është një lajm inkurajuar sidomod për sipërmarrjen, kryesisht për agjencitë imobilare.

“Na lejoni të ndajmë se për NAREA “Shqipëria jashtë Listës Gri të FATF/MoneyVal” – është lajm inkurajues jo vetëm për Ekzekutivin shqiptar por njëlloj edhe për Sipërmarrjen, sidomos ata që janë motor të ekonomisë tonë, siç është sektori i Real Estate”, thuhet në reagimin e NAREA.

Sipas NAREA “dalja nga Lista Gri e ndihmon mobilitetin dhe qëndrueshmërinë e tregut të Pasurive të  Paluajtshme, duke rritur shpejtësinë e kryerjes së transaksioneve si dhe bërë vendin me tërheqës për investime të huaja cilësore në këtë fushë, gjithnjë në përputhje me legjislacionin parandalues të pastrimit të parave”.

Nëpërmjet këtij vlerësimi pozitiv, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve thekson vijnë dhe incentivat për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare nëpërmjet flukseve legjitime në sektorët e Real Estate dhe atë të Turizmit, “duke rritur kështu ecurinë drejtë qëndrueshmërisë në këtë trend pozitiv të luftës ndaj pastrimit të parave".

"Sektori i Pasurive të Paluajtshme, së bashku me sektorë të tjerë, të lidhur mes tyre ngushtësisht, është thelbësor në ekonominë e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të jetë promotor zhvillimi”.

Shqipëria doli pas tre vitesh nga monitorimi i shtuar i Task-Forcës Financiare Globale, pasi është vlerësuar se ka bërë progres në luftën kundër pastrimit të parave. Në deklaratën e siguruar nga Report TV, FATF thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizmit. Vendi thuhet se ka plotësuar rekomandimet për të kryer analiza të thelluara për të luftuar pastrimin e parave, ka pasur formalizim të ekonomisë si dhe ka bërë përparime në krijimin e mekanizmave për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë