Shqipëria del nga 'lista gri'! Report TV siguron deklaratën e FATF: Plotësuat rekomandimet kundër parasë kriminale, kujdes me amnistinë

Shqipëria doli pas tre vitesh nga monitorimi i shtuar i Task-Forcës Financiare Globale, pasi është vlerësuar se ka bërë progres në luftën kundër pastrimit të parave.

Në deklaratën e siguruar nga Report TV, FATF thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizmit.

FATF thotë se Shqipëria ka përparuar në –“Kryerjen e analizave shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të PP/TF që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të gatshme, dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin. Duke përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike”.

Po ashtu sipas Task-Forcës Financiare, vendi ka bërë përparime edhe në krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ka plotësuar rekomandimin për sigurimin e informacionit të saktë dhe të përditësuar të përfituesve të pronësisë.

Ndikim të madh në daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave ka dhënë edhe reforma në drejtësi. Në deklaratë thuhet se ka pasur rritje të numrit të ndjekjeve penale dhe sofistikim në ndjekjen e tyre, si dhe janë bërë konfiskime në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra penale të huaja ose pastrim të parave të palës së tretë.

Gjithashtu theksohet se ndikim në daljen nga monitorimi i shtuar i Shqipërisë ka dhënë edhe përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht nëpërmjet veprimeve të zgjeruara mbikëqyrëse dhe shtrirjes së synuar dhe proaktive.

Në njoftim flitet edhe për amnistinë fiskale, ku theksohet se:

“ FATF mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të respektuar parimet e FATF në rast se Shqipëria prezanton një program VTC (Programet e Amnistisë Tatimore dhe Riatdhesimit të Pasurive) në të ardhmen”.

Task-Forca Financiare i rekomandon Shqipërisë të vazhdojë të punojë me MONEYVAL për të mbështetur avancimin në sistemet e saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).

 

Deklarata e FATF

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Tabaku: Presioni i Opozitës e BE ndihmoi Shqipërinë të largohej nga Lista Gri! Amnistia Fiskale Zhduket

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i kërkon qeverisë të tërhiqet nga amnistia fiskale. Përmes një video mesazhi Tabaku thotë se është meritë e presionit të opozitës që Shqipëria dol inga lista gru ndërsa vuri theksin tek aministia fiskale që duhet të zhduket.

“Për muaj e muaj kemi kundërshtuar ligjin korruptiv dhe abuziv të amnestisë fiskale. Sepse Shqipëria duhej patjetër te përfitonte nga vendimet e Task Force. Qeveria shqiptare u fshesh mbas këshillimit publik, mbas 2/3 e Shqiptarëve, për t’i vendosur Shqipërisë nje damkë, ashtu siç ja vendosi për pastrrimin e parave. Ligji si ai i pashaportave të arta, i amnestisë fiskale, i legalizimit të cannabis, janë qartësishtë vija të kuqe për proçesin e integrimit , por janë vija të kuqe edhe për xhepat e Shqiptarëve. Se ne sot jemi në një betej midis ekonomis formale dhe asaj informale, ndërmjet luftës korrupsionit dhe bekimit të korrupsionit, dhe ligjet si amnestia fiskale veç se e bekojnë atë. Denoncimi i vazhdueshem nga ana e Partisë Demokratike, mbështetja ndërkombetare për ta denoncuar ketë si afer, u shtrruan një presion që detyroj qeverinë Shqiptare që të tërhiqet nga ky ligj. Unë mendoj që ne mund ta realizojm këtë edhe me iniciative të tjera të ardhshme, jo vetëm për ekonomine, jo vetëm për shqiptarët por edhe për proçesin e integrimit.”

Shqipëria nuk paraqet më rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave, për këtë arsye Task Forca Financiare, institucion global, e ka nxjerrë nga lista gri. Ministri i Financave deklaroi dje se ky vendim, vjen pas realizimit të rekomandimeve të lëna, dhe progresit të bërë nga Shqipëria kundër pastrimit të parave.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 21/12/2023 13:02

    ha ha ha ahhh

    Përgjigju
  • tornitori: 30/10/2023 10:03

    Mjafton te jetosh ne Tirane per te kuptuar qe pastrimi i parase vazhdon ,fuqishem....

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2023 14:16

    Filloj Tabaku nga genjeshtrat te tjere jane ata qe punuan per te dale vendi nga zona gri jo presionet e opozites! Partia demokratike ka bere vazhdimisht vetm rremuj dhe haos ne parlament dhe Tabaku bashk me Bardhin e shkaktuan me dashje ate haos.Tani duan te justifikohen si hipokrit qe ja po tani e dime shume mire se kush jeni! Shpresoj te vendoset drejtasia dhe ndaj jush qe keni penguar rrugen e integrimit pa pik morali,pa pik turpi pa pik dinjiteti duke mbeshtetur vazhdimisht vjedhjet dhe krimet e Berishes.Nuk denohet vetem autori po dhe bashkpuntoret e autorit sipas kultures gjyqesore dhe legjislative!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori