Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

I ‘forti i Niklës’, Durim Bami

DUBAI- Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i 'forti i Niklës', Durim Bami është liruar nga qelia, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema.

Një prej personave më të kërkuar nga autoritetet e vendit tonë, tashmë është lënë i lirë në Dubai, ndonëse Shqipëria kërkonte ekstradimin e tij. 

I 'forti i Niklës' u arrestua në Dubai më 12 qershor dhe u mbajt në paraburgim sipas periudhës së parashikuar nga autoritetet atje dhe tashmë Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë. 

Dubai është streha ku shumë kriminelë shqiptarë kanë zgjedhur të fshihen, pasi ekstradimi është shumë i vështirë për t'u realizuar pasi mes vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Anëtarët e grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për ‘kokën’ e Durim Bamit, ndërsa janë kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

GJKKO ka caktuar ndaj Durim Bamit masën arrest me burg, ndërsa ai është në akuzë nga SPAK në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 13/08/2024 23:45

    SPAK nuk po burgos dot kryepolitikanet kryekriminele dhe kruehajdute qe ka ne mes te Tiranes, kot harxhon kohe e letra ne Dubai.

    Përgjigju
  • Poihap: 13/08/2024 23:37

    Po i hapen syt vendeve te tjera se ca cirku behet ketu me drejtesine edhe sju jep me njeri per ekstradim. Vetem vende afrikane si moroko apo algjeria si ishte ai gjasme per nikulajn. Britania sjua ka dhen ata anglezet sepse i din ambasadat ca gjyqe behen ketu. E keni besueshmerin zero me nderkomebetaret. Legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ju kishte munguar? Rihanna do të rikthehet me albumin e 9-të

Ju kishte munguar? Rihanna do të rikthehet me albumin e 9-të