Mëngjesin e sotëm me orën tonë Shqipëria ka mbyllur kampionatin botëror të peshëngritjes me sportistin Krenar Shoraj që garoi i fundit. 27-vjeçari mori pjesë në kategorinë 89 kilogramë, baderia B, ku mundi të siguronte pikët e nevojshme edhe pse zona e madjeve është larg.
Në stilin e shkëputjes Shoraj provoi dhe ia doli të ngrinte me sukses peshën 153 kilogramë në provën e parë, gjë të cilën e bëri edhe në provën e dytë kur tentoi 156 kilogramë, e cila ishte edhe pesha më e madhe që sportisti ngriti në këtë displinë. Në provën e tretë Shoraj nuk mundi t’i çonte 161 kiligramë, duke bërë që në fund në stilin e shkëputjes të renditej në vendin e shtatë.
Gjithsesi Shoraj pati një performancë më të mirë në stilin e shtytjes, ku fillimisht ngriti 192 kilogramë dhe më pas 198 kilogramë. Kjo bëri që shtangisti të mos ngjitej në provën e tretë, duke u renditur në vendin e katërt në këtë displinë.
Kujtojmë se të dielën garuan Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, të cilët ashtu si Shoraj e patën të vështirë të futeshin në zonën e madaljes. Ndërsa i vetmi sportist që i siguroi Shqipërisë medalje ishte Briken Calaj, i cili fitoi të bronztën në kategorinë 73 kilogramë në stilin e shkëputjes.