Lajmi per mbylljen e TIkTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Gazetarja amerikane, Anne Applebaum ndërsa ka publikuar lajmin e 'The Guardian' lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e Tik Tok, shkruan se Shqipëria e ndaloi këtë rrjet social sepse po dëmton fëmijët.
''Shqipëria e ndaloi Tik Tok sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik", shkruan ajo në platformën X.
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas vrasjes tragjike së 14-vjeçarit Martin Cani më 18 nëntor 2024, pranë shkollës ‘Fan Noli’.
Komento
Shume dakord
Përgjigju