Shqipëria merr pjesë në festivalin e Kanës me filmin 'Derë e Hapur'

Shqipëria merr pjesë në festivalin e Kanës me filmin 'Derë e Hapur'

Filmi 'Derë e hapur'

Shqipëria përfaqësohet edhe këtë vit në Festivalin e Kanës. Me një stendë të përbashkët, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë dhe Qendra e Kinematografisë e Kosovës prezantojnë projektet e reja dhe projektet kinematografike të realizuara, në këtë market të rëndësishëm. 

Në 13 maj dy qendrat kinematografike ftojnë në një recepsion koleget e qendrave të tjera ballkanike dhe europiane, institucionet publike dhe private, producente, distributorë dhe drejtues festivalesh për të forcuar networkun midis tyre dhe kinematografinë shqiptare. 

Më 14 Maj do të zhvillohet në Pavionin Italian, CANNES BALKAN DAYS COPRODUCTIONS MEETING. Kana shënon takimin e parë i cili do të pasohet nga takimi në Tiranë gjatë edicionit të dyte të Balkan Film Market, që do të zhvillohet 3-7 Tetor dhe takimi i tretë do të jetë në Romë gjatë zhvillimit të MIA Market që është më i rëndësishmi i këtij lloji në Itali.

Ky aktivitet organizohet nga Roma Lazio Film Commission në partneritet me Balkan Film Market dhe qendrat kinematografike të Ballkanit, Albanian National Center of Cinematography / Bulgarian National Film Center / Croatian Audiovisual Centre / Macedonian Film Agency / Film Centre of Montenegro / Film Center Serbia. 

Në ketë takim do të prezantohen projektet ballkanike të cilat kërkojnë financim dhe partneritet nga produksionet dhe institucionet italiane. Gjithashtu filmi shqiptar “Derw e hapur” do të prezantohet në seksionin “Work in Progres’ ku është zgjedhur nga AGORA së bashku me 4 projekte të tjera ballkanike.

Më 14 maj në ora 14:00 filmi do të shfaqet në Palais K në Kanë. “Derë e Hapur” me regji të Florenc Papas është një projekt filmik që ka filluar në verën e vitit 2015. I mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë (QKK) në vitin 2016, skenari I këtij filmi u pranua në First Film First, ku regjisori Papas pati mundësi ta zhvillojë atë. 

Më pas projekti u zhvillua në programe të tjera si Midpoint, Priforum dhe Eastweek.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/05/2018 19:54

    Në keto tre dekada ka patur filma vetëm mbi kontrabandën, vrasjet, prostitucionin, dhunën etj, thua se nuk ka tema të tjera qe kinematografia shqiptare të trajtojë. Sa turp dhe sa keq! Sa shumë dua qe kinematografia jonë të prodhojë dhe filma me tema : thriller , mistik, lirizëm, simbolikë, aventurë, përralla etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille