Kush i fiku dritat në 4 shtete? Eksperti në Report tv: SPAK të nisë hetimet pse nuk u mbrojt Shqipëria! Linjat ranë se u hodh më shumë energji se kapaciteti

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të hetojë për llogari të vet, por organet kompentente në Shqipëri si SPAK duhet të bëjnë një hetim ndaj institucioneve të energjisë thotë eksperti i energjisë Eduart Elezi në Report TV.

‘Duhet të bëhet një hetim nga organet kompetente të çdo shteti. ENTSO heton për llogari të saj, për deklarimet që kanë bërë transmetimet për të parë nga erdhi. Prandaj duhet që SPAK të futet në hetim transmetimin shqiptar edhe gjenerimin se ka dëme të konsiderueshme. Të shohë pse nuk u mbrojt Shqipëria.’- tha Elezi.

Fatura e blackout të 21 qershorit shkon deri në 1 miliardë euro thotë eksperti dhe do të paguajë shteti që do të dalë fajtor.

‘SPAK të ndërhyjë të marrë të gjithë ta dhënat të hetojë të verifikojë të gjitha të dhënat. Sa gjenerim ka prodhim vendas ka pasur KESH prodhimi vendas, sa kanë pasur hec e vegjël apo panelet, sa konsum ke pasur në atë moment. Sa transmetim nga hyrjet për vendin për import ke pasur dhe sa ke pasur tranzitimet, nuk mund të bësh mbi kapacitetin tranzitim për Greqinë. Jo t’ia lëmë ENTSO.’- u shpreh Elezi.

Shkaku sipas ekspertit është në mosdeklarimet e sakta nga vendet të prodhimit, rezervës, sa hapësirë ka për tranzitimet duke kaluar në linjë më shumë energji se kapaciteti i saj.

‘Transmetimi nga secili vend i jep të dhëna ENTSO për kapacitete që janë të lira për tregtim apo tranzitim. Ato e kanë detyrim ligjor që të mbajnë kapacitetin rezervë. Në rast se arrin të thuash kishte ngarkesë, do të të thotë se nuk është deklaruar kapaciteti rezervë, por është dhënë mbi maksimum të linjës së transmetimit, mbi limit.’- tha Elezi.

Ngjarja nuk mund të kalojë kaq thjeshtë thotë eksperti me një fjali ishte nxehtë dhe ka pasur ngarkesë.

‘Ka pasur një deklarime në media se edhe linja me Kosovë 400 KWh ka pasur probleme, atëherë ka rrezik të shtuar që problemi mund të jetë Shqipëria. Linja 400 KWh me Kosovën nuk ka flukse energjie. Nëse ti nuk ke pas prodhim, zero në Shqipëri për shkak të ruajtës së liqenit që nuk lejohet me ligj. Është problem nëse të ka ikur njëri krah ti i shkakton probleme krahut tjetër. Kjo kërkon hetim.’- u shpreh Elezi.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e kontaktuar nga Report TV nuk ofron detaje për ngjarjen e ndodhur, duke argumentuar se nuk mund të bëjë publik informacion që tashmë janë pjesë e hetimeve. Ishte Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji që njoftoi nisjen e hetimit ndërkombëtar që pritet të zgjasë 6 muaj ku do të thërritet një panel me ekspertë.  

Blackout i 21 qershorit la pa energji për gati 30 minuta 4 shtete Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe pjesërisht në Kroacinë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/06/2024 01:44

    SPAK-u mund te futet ne kete mes po t'i kishte ndodhur vetem Shqiperise,ose po t'ja kerkojne ekspertet evropiane qe po bejne hetimet per kete ceshtje.Nuk ka pse t'a ngarkojme me shume,pse kerkon E.Elezi, se boll i ka dosjet stive edhe pa ceshtje te tilla.Nje prokurori e zakonshme mund te beje nje hetim po te doje per kete ngjarje.E keni bere SPAK-un me keq se QSUT e Tiranes,per cdo problem ligjor,o shendetsor, njerezit detyrohen te perfundojne tek keta te dy respektivisht,a thua se s'ka vend tjeter ku t'i zgjedhin!!

    Përgjigju
  • Ndreu: 23/06/2024 17:03

    Nga nje student medioker dhe mbetes ne Juridik, tani flet si ekspert energjie? Harrova qe partia e Saliut e katapultoi komisioner te ERE dikur.

    Përgjigju
    • Gjergji: 23/06/2024 19:57

      Se mos vetem ky, ka shume si puna e ketij. Problemi jane ata qe i ftojne dhe u vene "nofkën" ekspert. Ndreu ka te drejte, se e bene drejtor juridik miqte e Saliut, dhe tani derdellit si ekspert energjise.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh

Konispoli drithërohet nga dokumentari për Çamërinë, qindra qytetarë e shohin në shesh