Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, McAllister u pyet nga gazetarët mbi vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Ai tha se nuk mund të flasë në emër të 27 vendeve të BE, por shtoi se vendimi i Shqipërisë për të marrë pjesë është mbështetur edhe nga opozita dhe mazhoranca.

“Jemi në dijeni për vendimin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve të BE, është aty ka disa shtete që do marrin pjesë në bordin e paqes. Shumica e shteteve të BE nuk janë të interesuar për të marrë pjesë, i pyetëm kolegët tanë përse është marrë ky vendim dhe është kuptuar që është një vendim që mbështetet si nga shumica dhe nga opozita, edhe në delegacionin tonë ka mendime të ndryshme dhe për Bordin e Paqes ka nga ata që janë por, ka nga ata që janë kundër, teke fundit kjo është demokracia”, tha McAllister.


Lajmi kryesor:

McAllister dënon protestat e dhunshme të PD: Nuk kanë vend në një demokraci funksionale, Berishën nuk do e takoj