1768726108_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ftesën zyrtare që Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, strukturë kjo që do të shërbejë si qeveri tranzitore për të qeverisur Gazën pas përfundimit të luftës. Rama shkruan se Shqipëria nuk do të paguajë për të qenë pjesë e bordit dhe se vendi nuk do të presë emigrantë nga Palestina. Ndër të tjera Rama mohon dhe pretendimet se nga SHBA janë ftuar të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB 
GËNJESHTËR 

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO 
GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: 

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. 

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. 

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani


Lajmi kryesor:

Shqipëria në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës/ Rama publikon ftesën e Trump dhe rrëzon pretendimet në media: S’do paguajmë 1 mld € për të qenë pjesë, jo palestinezë në vendin tonë