Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren dhe tifozët kuqezi për arritjen e kualifikimit në Euro 2024. Në një postim të bërë në facebook, Meta shprehet i bindur se shkëlqimi do jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që do luhet në vitin e ardhshëm.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Politika uron Kombëtaren për kualifikimin në Euro 2024! Begaj: E merituar! Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike


  • Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29

    A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?