Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkurti në Report Tv: Pikë kulmore në diplomacinë shqiptare! Shtabi i ushtrisë amerikane, vlerë e shtuar e sigurisë

"Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare", kështu e cilësoi diplomati i njohur Lisen Bashkurti anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit të OKB-së.

I ftuar në "Studio Live" ne Report Tv për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ai tha se trupa ynë diplomatike duhet ta përdorë këtë moment për të lartësuar imazhin e vendit tonë duke treguar se ka çfarë të japë në diplomacinë ndërkombëtare.

“Jashtëzakonisht e rëndësishme, pikë kulmore në diplomacinë shqiptare, e para herë në 67 vjet të ekzistencës së Shqipërisë në OKB, hera e parë që zgjidhet anëtare e përkohshme, por vendet e tjera të gjitha kanë qenë herët e tjera. Këshilli i sigurimit ka dy struktura që funksionojnë, anëtarët permanent dhe struktura e dytë që janë anëtarë jopermanent që zgjidhen çdo dy vjet. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë janë një sërë krizash që Shqipëria duhet të angazhohet për të dhënë mendimin për të mbajtur qëndrim. Është e rëndësishme për Shqipërinë sepse mund të përmirësojmë imazhin si një vend që ka mundësi të kontribuojë në diplomaci me mendime qëndrime. S’jam i informuar nëse është krijuar një trupë që të funksionojë për procesin e përgatitjes, të kemi një koordinim më të shpejtë mes Tiranës dhe këshillit të sigurimit”, tha Bashkurti.

Lidhur me lajmin e ditës për krijimin e shtabit të ushtrisë amerikane në Shqipëri, Bashkurti tha se është një ngjarje shumë e rëndësishme, kjo edhe për shkak të tensioneve gjopolitike. Ai shtoi se Ballkani është përballë sfidave të sigurisë dhe se vendosja e shtabit të ushtrisë amerikane është i domosdoshëm.

"Me të vërtet një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, duke pasur parasysh që SHBA ka rol udhëheqës në NATO. Vendosja e qendrës operacionale në Shqipëri, do të thotë një vlerë e shtuar e sigurisë dhe paqes, në rajonin e Ballkanit. Ky është momenti i duhur, për shkak se zhvillimet e fundit gjeopolitike që kanë të bëjnë me rolin agresiv të Rusisë në Europën lindore. Ballkani është përballë sfidave të sigurisë dhe vendosja e shtabit të ushtrisë amerikane është i domosdoshëm.", i shpreh ai.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e kryeministrit Edi Rama për t'u ndarë nga Maqedonia e Veriut në çështjet e integrimit, duke thënë se në thelb ky është një vlerësim individual dhe se praktika në grup është shfaqur pas viteve 90.

"Kërkesa e kryeministrit për t'u ndarë bazohet te parimet e traktatit të BE, sepse parimi i vlerësimit është individual. Është krijuar edhe një praktik e mirë pas viteve 90' për vlershmin në grup. Procesi po komplikohet për shkak të Maqedonisë, kishte veto prej 20 vitesh nga Greqia, ndërsa prej më shumë se një viti përballet me Bullgarinë. Kjo është arsyeja që përdorimi i vetos nga Bulgaria, ishte një insistim kokëfortë, që solli probleme jo vetëm për Maqedonisë por de facto edhe për Shqipërinë.", tha ai.

Duke folur për bazën e NATO-S në Kuçovë, ai tha se Shqipëria është një nga partnerët më të rëndësishëm të Aleancës së Atlantikut në Ballkanin Perëndimor.

"Shqipëria është një nga partnerët më të rëndësishëm të Aleancës së Atlantikut në Ballkanin Perëndimor. Është në një pozicion strategjik, me daljen në Adriatik dhe detin Jon, i jep përparësi aleancës për të gjithë arsenalin e saj, ajror, tokësor.", tha ai.

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/01/2022 21:58

    Nje analize e sakte nga nje diplomen mat dhe njeri i shkelqyer .Dallon per aftesine e konceptimit te drejte te ceshtjeve dhe nje patriot i mire . Lisien Bashkurti ose Profesor Krisafi mund te ishin dy kandidatura shume te mira per postin e presidentit . Kushtetuta mbi te gjitha eshte busulla kryesore per mbarevajtjen postit te larte te presidentit

    Përgjigju
    • Kasterjoti: 07/01/2022 00:55

      E vertetë bravo! Më pëlqen ky përsonage!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë